Ulen të ardhurat nga puna jashtë vendit, emigrantët sezonalë tashmë janë të papunë

Ulen të ardhurat nga puna jashtë vendit, emigrantët sezonalë tashmë janë të papunë

Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë.Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
Diskutimi mbi zgjidhjen e problematikes se strehimit ne Elbasan .
Shtëpisë i del pronari/ Drama e dy motrave Demi: Jetojmë në tendë në mes të Tiranës. Apeli për ndihmë

Pandemia i ka ulur ndjeshëm të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit, në nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit.

Sipas revistës Monitor, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin  një rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra në  vlerën e 155 milionë eurove.

Metodika e Bilancit të Pagesave klasifikon si të ardhura nga puna kompensimin e punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish përfshihen punonjësit sezonalë, që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë, të cilët  qendrën e interesit të tyre ekonomik e kanë në vendin e tyre të origjinës.

Rënia më e fortë e të ardhurave nga puna ndodhi pikërisht në tremujorin e dytë të vitit, ku shumica e ekonomive europiane ishin nën efektin e masave kufizuese. Masat shtrënguese e vështirësuan mundësinë kalimit në zonën Shengen sidomos gjatë periudhës Shtator- Nëntor, ku ka një fluks të madh të emigrantëve shqipëtarë që punojnë në bujqësi.

Arjani dhe Altini janë vëllezër dhe prej vitesh e mbajnë familjen e tyre me të ardhurat nga puna sezonale në bujqësi. Altin Hoxha 34 vjeç,  baba i dy fëmijëve shprehet për informim.al se është kthyer nga Italia në maj të vitit 2020, kur u mundësua kalimi për emigrantët në kohë pandemie dhe që atëherë është i papunë. “ Kaloi fushata e punës, unë punoja në Romë, në zonën e  Acquavivas kryesisht me krasitjen dhe  mbledhjen e ullinjëve në vjeshtë, krasitjen e pemëve frutore, pastrim të terrenve. Për shkak se nuk kam dokumenta të rregullta dhe në atë zonë nuk ka punë çdo muaj kam lëvizur me 3-mujor. Këtë vit nuk mundëm të shkonim për shkak të Covid-19. Në atë zonë ka më dhjetra shqipëtarë që punojnë si unë. Disa patën fatin dhe kaluan me autobuzë, mua më kthyen.” –  shprehet ai.

Rriitja e numrit të të infektuarve dhe frika e përhapjes së virusit I ka rritur edhe më shumë masat shtrënguese, nuk ka ende një datë se kur  lejohet lëvizja me vizë 3- mujore në vendet Shengen. Kjo nënkupton që emigrantët sezonalë të mbeten të papunë gjatë kësaj periudhe.

“Uroj që të happen kufinjtë ose të paktën të bëhet një ligj për punonjësit sezonalë, pasi edhe atyre personave që punëdhënësi i’ua ka  berë një kontratë punë, nuk kanë aritur ta marin. Ka vonesa për nxjerrjen e “Nula Ostës” për shkak të Covid-19.”, vazhdoi ai më tej.

Revista Monitor shkruan se të ardhurat nga puna kanë qenë një burim të ardhurash në rritje të vazhdueshme deri vitin e kaluar. Veç punësimit klasik sezonal, kjo mund të lidhet me zgjerimin e punësimit në distancë, kryesisht në formën e kontraktimit të shërbimeve outsourcing. Në këtë mënyrë, të ardhurat nga puna janë bërë një zë i rëndësishëm plotësues i remitancave në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente të vendit. Për 9-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga puna përbënin rreth 42% të remitancave, ndërsa këtë vit pesha e tyre në raport me remitancat ka rënë në rreth 33%.

COMMENTS

WORDPRESS: 0