Uashington/ FBI po heton incidentin e javës së kaluar, të ndodhur midis mbështetësve të Joe Biden dhe Trump-it.

Uashington/ FBI po heton incidentin e javës së kaluar, të ndodhur midis mbështetësve të Joe Biden dhe Trump-it.

Durrës Bulevardi Dyrrah, problemi i përditshëm i drejtuesve të automjeteve
Qytetari me Covid lihet jashtë dyerve të spitalit/ Grida Duma publikon videon alarmante: Shqiptarët nuk mund të dergjen…
Në 800 gazetarë të pyetur 17% e të cilëve nuk kanë kontratë pune, 31% në mediat jashtë Tirane dhe 9% e tyre kanë vonesa në marrjen e pagës.

 

Incidenti ndodhi të premten në Teksas ndërsa autobusi i fushatës së Joe Biden po udhëtonte nga San Antonio në Austin si pjesë e një takimi për të nxitur mbështetësit e Biden për të votuar në ditën e fundit të votimit të parakohshëm. Një zyrtar i fushatës së Biden përshkroi veprimet e shoferëve që mbështesin Trump-in si një përpjekje për të ngadalësuar autobusin dhe për ta nxjerrë atë nga rruga.

Njerëzit në automjete që ishin pjesë e një “Kolone në mbështetje të Trump” filluan të shanin dhe ofendonin dhe më pas bllokuan të gjithë mbështetësit e Biden, sipas një dëshmitari të ngjarjes.

 

Në një moment rreth 100 automjete ngadalësuan autobusin në afërsisht 20 milje në orë, tha zyrtari i fushatës. Automjetet u ngadalësuan në përpjekje për të ndaluar autobusin në mes të autostradës. Stafi i Biden u trondit nga ngjarja, tha dëshmitari, megjithëse askush nuk u lëndua.

 

As Biden dhe as, senatorja e Kalifornisë Kamala Harris, nuk ishin në autobus. Burime të shumta i thanë CNN se Ëendy Davis, një ish-senator shtetëror i cili po sfidon Republikanen Chip Roy për Distriktin e 21-të të Kongresit në Teksas, ishte në autobus. Zëdhënësi i fushatës së Davis nuk pranoi të komentonte për CNN të Shtunën.

 

Drejtuesi i autobuzit telefonoi 911, të cilët e ndihmuan autobusin për të shkuar në destinacionin e tij.

 

Presidenti Donald Trump shkroi të shtunën në Tëitter mbi këtë incident me fjalët “I LOVE TEXAS!” dhe shprehu në një tubim fushate se mbështetësit e tij po “mbronin” autobusin.

 

“A e keni parë mënyrën se si janë njerëzit tanë … ju e dini që ata po mbronin autobusin e Biden dje, sepse ata janë të mirë,” tha Presidenti.

 

Në tubimin e Presidentit në Florida natën e së Dielës, senatori i Floridas Marco Rubio, falenderoi karvanin, duke thënë: “Ne e duam atë që bënë ata”.

 

“Por ata nuk e dinë këtë gjë. Ne e bëjmë atë në Florida çdo ditë”. shtoi ai.

 

Ndërsa, Biden u tha gazetarëve në Teksas të Dielën në mbrëmje se, “Ne kurrë nuk kemi vepruar diçka të tillë.”

 

“Të paktën ne kurrë nuk kemi pasur një president që mendon se kjo është një gjë e mirë,” tha ai.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0