U hodh nga Urgjenca e spitalit në Elbasan, i riu ishte i infektuar me Covid-19

U hodh nga Urgjenca e spitalit në Elbasan, i riu ishte i infektuar me Covid-19

Raporti – Rritet perdorimi i hashashit te te rinjte shqiptare
Greva e urisë në Ballsh/ Njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet
Të punosh a të mos punosh?

Një 24 vjeçar është hedhur nga kati i tretë i godinës së analizave në spitalin rajonal të Elbasanit. Burimet bëjnë me dije se i riu është trajtuar nga mjekët pas dëmtimeve që ka marë në kokë. Mësohet se gjendja e 24 vjeçarit është e qëndrueshme.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit 24 vjeçari është paraqitur në spital me babain e tij. Kanë hyrë në godinën e analizava ku në mënyrë të papritur djali është hedhur pasi është distancuar nga babi I tij.

I ati ka treguar se djali kishte bërë një tampon në një klinikë private. Ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të mëtejshme. Sipas tij, djali ishte trembur pas përgjigjes së tamponit, duke marrë edhe aktin ekstrem.

Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.

COMMENTS

WORDPRESS: 0