E humbur prej gjashtë muajsh nga familjarët, e moshurara Drana Alushi zbulohet ditën e djeshme se ka vdekur në Spitalin e Neurokirurgjisë në Tiranë në natën e datës 24 janar. Zonja ka qenë e shtruar në këtë spital, e paidentifikuar, nga qershori i vitit 2022. Nga një foto është mundësuar identifikimi i saj. Por më pas, u zbulua humbja e jetës së të moshuarës.
Forcat e rendit nuk kanë ndihmuar për gjetjen e gruas. Mimoza Alushi, vajza e të moshuarës, deklaron se ka qenë në disa spitale të Tiranës dhe në morg dhe nuk e kanë ndihmuar për të gjetur të ëmën. Në fakt, Drana Alushi ka qenë prej muajsh në QSUT. Është e pashpjegueshme se përse institucionet nuk kanë arritur pavarësisht kërkesës së familjarëve, që të bëjnë lidhjen midis kësaj të moshuare të shtruar dhe personave që e kërkonin atë.
Paraligjori i Drejtësi Sociale dhe njëkohësisht kryeplaku i fshatit Drizë, Panajot Alushi, ka qenë ai që ka bërë lidhjen midis familjarëve dhe emisionit. Ai ka bërë thirrje për Bashkinë Fier që të sjellë trupin nga morgu i Tiranës drejt Fierit dhe të marrë masa për të bërë varrimin.
COMMENTS