Turqia kundër vendimit të GJED që lejon ndalimin e shamisë në punë

Turqia kundër vendimit të GJED që lejon ndalimin e shamisë në punë

Durrës: Mungesa e infrastrukturës, banorët kërkojnë masa urgjente
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!
LUGINA E KATIT TË FUNDIT … : ATY KU SHKON NË PUNË ME TELEFERIK

Turqia dënoi të dielën një vendim të gjykatës së lartë të Bashkimit Evropian, që lejon ndalimin e mbulimit me shami nga punëdhënësit, nën kushte të caktuara.

Ajo e quajti “shkelje të qartë të lirive fetare”, duke shtuar se masa do të përkeqësonte paragjykimet ndaj grave muslimane në Evropë.

Gjykata e Drejtësisë (CJED), me bazë në Luksemburg, vendosi të enjten që kompanitë e Bllokut mund të ndalojnë punonjësit të mbajnë shami nën kushte të caktuara, nëse u duhet të projektojnë imazh neutraliteti ndaj klientëve.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme turke e cilësoi vendimin një shenjë të rritjes së islamofobisë, në një kohë që gratë muslimane në Evropë po i nënshtrohen diskriminimit në rritje për besimin e tyre fetare.

“Vendimi i GJED, në një kohë kur Islamofobia, racizmi dhe urrejtja që kanë marrë peng Evropën po rriten, shpërfill lirinë fetare dhe krijon një bazë dhe mbulesë ligjore për diskriminimin,” citohet ministria në një raportim të Reuters.

Çështja e mbulimit me hixhab, shaminë tradicionale që veshin gratë myslimane, ka përçarë Evropë për vite me radhë, duke nënvizuar ndryshime të mprehta rreth integrimit të muslimanëve.

Partia AK me rrënjë islamike e presidentit Tayyip Erdogan, kritikohet vazhdimisht nga aleatët perëndimorë për  autoritarizëm dhe intolerancë fetare në rritje. Shtetet e Bashkuara, Greqia, Rusia dhe udhëheqësit e kishës shprehën shqetësimin vitin e kaluar lidhur me lëvizjen e tij të kthimit të Kishës Hagia Sophia të Stambollit në një xhami.

Ankaraja, nga ana e saj, ka akuzuar vazhdimisht vendet evropiane se nuk kanë bërë sa duhet për të parandaluar diskriminimin ndaj myslimanë. Exit. al

COMMENTS

WORDPRESS: 0