Një i dehur i raportuar i zhdukur iu bashkua kërkimit për zhdukjen e tij pa e kuptuar se ai ishte personi që po kërkonte. Kjo ndodhi në Inegöl, Turqi. Sipas raportimeve të mediave vendase dhe ndërkombëtare, 50-vjeçari Beyhan Mutlu e kuptoi këtë vetëm kur një nga shpëtimtarët bërtiti emrin e tij.
Rasti – Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi. Kësaj të fundit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.
Sipas Daily Mail, 50-vjeçari hasi me ekipin e kërkimit teksa endej nëpër pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten për orë të tëra. Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: “Unë jam këtu”. Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi. Eshtë e paqartë pse askush nuk e vuri re më parë se personi i zhdukur ishte aty me ta.
Sfondi – Nuk është hera e parë që ndodh një rast i ngjashëm. Në vitin 2012, një turiste aziatike e raportuar e zhdukur në Islandë iu bashkua kërkimit për zhdukjen e saj pasi nuk arriti të njihte veten në përshkrimin e bërë nga policia.
COMMENTS