Trump sulmon Guvernatorin e Florida-s: I mungon besnikëria! Në 2017 më kërkoi ndihmë i dëshpëruar

Trump sulmon Guvernatorin e Florida-s: I mungon besnikëria! Në 2017 më kërkoi ndihmë i dëshpëruar

Liria e tubimit në kohë pandemie/ Avokati i Popullit: Është e drejtë e mohuar, jo vetëm e kufizuar
Elbasan, vatra e zjarrit në Krastë përparon në qendrën e banuar, panik te familjarët dhe bizneset
Ish-pronarët: Të mos legalizohet më në toka me pronarë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Trump nënçmoi ish nxënësin e tij politik si një guvernator “mesatar”, që i mungonte “besnikëria”.
DeSantis, 44 vjeç, fitoi në zgjedhjet e të martës, duke vulosur statusin e tij si ylli më i ndritshëm në rritje i partisë republikane.
Ai pritet gjerësisht të kandidati për emërimin e partisë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Trump, tanimë 76 vjeç, duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa të qëndrojë në rrugën e tij.
Ish-presidenti, i cili ka mbështetje ne bazën e partisë do të ishte një kundërshtar i frikshëm për zotin DeSantis, ose çdo republikan tjetër që guxon ta sfidojë atë.

Në një deklaratë të gjatë të enjten mbrëma, Trump e konsideroi guvernatorin e Floridës si një peshë të lehtë politike, i cili kishte ardhur tek ai “në formë të dëshpëruar” kur kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.
“Roni kishte miratim të ulët, sondazhe të këqija dhe pa para, por ai tha se nëse unë do ta mbështesja atë, ai mund të fitonte,” tha Trump. “E rregullova edhe fushatën e tij, e cila ishte shkatërruar plotësisht”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0