Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese, në Durrës.
Nga të dhënat e para raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
COMMENTS