Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i hetimit në policinë e Elbasanit

Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i hetimit në policinë e Elbasanit

Polici dhunon të riun në Pogradec, më pas e arreston, ja çfarë deklaron Policia mbi ngjarjen
Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike
Diferencimi midis bilingualizmit dhe autizmit

Shefi i hetimit të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga detyra.

Ekzekutimet e bujshme brenda 21 ditëve kanë sjellë lëvizje në drejtorinë e policisë së qarkut Elbasan, kanë rritur presionin ndaj policisë në këtë zone duke e zëvendësuar Z. Gecaj  dhe në vend të tij është emëruar Krenar Guçe.

Gecaj është emëruar në një pozicion tjetër,  në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Lezhë.

Guçe ka qenë oficer në sektorin e Krimeve të Rënda në Elbasan. Më parë ai ka qenë shef i sektorit të anti-drogës në drejtorinë e Policisë Tiranë.

Më 21 prill në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, pas një konflikti me motive politike. Dy javë më vonë (6 maj),  54 vjeçarja Liljana Buzo  u vra nga bashkëshorti i saj në dyert e Gjykatës së Rrethit me të cilin ishte në proçes divorci.

Më 11 Maj u ekzekutua në një atentat  Everest Çaka dhe u plagos gruaja e tij,  ngjarje që dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0