Tre të mitur egjiptian akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Ja, vlera që vodhën

Tre të mitur egjiptian akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Ja, vlera që vodhën

A po zbatohen vendimet e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi?
Elbasan: Ja sfidat e një babai për të siguruar nevojat bazike të fëmijëve të tij
96 mijë emigrantë të rikthyer në Shqipëri/Shumica e tyre në gjendje te mjerueshme

Nevoja për të mbijetuar dhe për tu kujdesur për familjen që ndodhet në skamje të shtyn të ndërmarësh hapa jo vetëm të vështirë, por edhe të rrezikshëm. Pamundësia për të siguruar ushqim, kujdes shëndetësor, arsimim është një plagë për familjet rome e egjiptiane, të cilat e ngrysin ditën duke menduar si do të ushqehen të nesërmen. Në një situatë të tillë, të detyruar nga varfëria u gjendën 3 të mitur të minoritetit egjiptian , të cilët tanimë duhet të përballen me akuza për vjedhje.
3-të miturit ndaj të cilëve sot rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim , për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodheshin, morën disa copa mbetjesh të hekurave në zonën e Mbikalimit të Ri te Sheshi Shqiponja, pas mesnatës se 18 Tetorit 2020. Qëllimi i tyre ishte që këto mbetje, vlera e të cilave ishte 5000 lekë, ti shisnin për skrap në mënyrë që të fitonin të ardhura për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.
Këta të rinj që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë, program në favor të tyre, arsimim apo trajtim shëndetësor, që janë diskriminuar dhe përjashtuar, tani duhet të përballen me ligjin dhe nesër te etiketohen si ‘vjedhës’.
Pasojat e këtyre pamundësive, diskriminimit, problemeve sociale i kanë mohuar njërit prej të miturve mundësinë për të qenë një shtetas shqipëtar. I mituri me inicialet E. C. nuk rezulton i regjistruar në asnjë nga regjistrat e Gjendjes Civile të shtetit shqiptar.
Ai është një i huaj në vendin e tij dhe një i përjashtuar nga moshatarët e tij.
Përballja me drejtësinë e një shteti, i cili nuk të njeh si shtetas të tij
18- vjeçari nuk nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë dhe nuk ka marë asnjë shërbim shëndetësor apo shërbime të tjera nga shteti shqiptar pasi ligjërisht ai nuk egziston. Por ndiqet penalisht për vjedhje nga ligjet e shtetit.
Pas disa vitesh përpjekje nga ana e babit të tij shtetasit me iniciale A.C. nuk është bërë i mungur ende regjistrimi i fëmijës.
Sot kjo familje gjendet përballë paradoksit, pamundësisë për ta regjistruar si shtetas shqiptar 18-vjeçarin dhe përballjes së këtij shtetasi me ligjin, pas akuzave për vjedhje,
Sipas legjislacionit në fuqi ky shtetas trajtohet si i huaj dhe i vetmi ligj në këtë rast është drejtësia për të mitur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0