Kostumet nga seriali me i popullarizuar i Netflix Squid Game ka të ngjarë të jenë ndër më të njohurit për Halloween, por jo në shkollat fillore në rrethin Fayetteville-Manlius të shtetit të Nju Jorkut. Në fakt, tre drejtorë u dërguan një email prindërve të nxënësve, ku shpjegonin urdhëresën për ndalimin e veshjeve të kuqe dhe maskave të zeza, për shkak të “mesazhit të dhunshëm” të serialit koreano-jugor.
Natyra e dhunshme e lojës: Kufizimi erdhi pasi drejtorët e shkollave në zonën e Sirakuzës shpjeguan se si studentët po imitonin lojën e serisë. “Një kostum Halloween i frymëzuar nga kjo seri nuk i plotëson udhëzimet tona për shkak të natyrës potencialisht të dhunshme të lojës, është i papërshtatshëm”, thuhet në emailin dërguar prindërve në shkollën fillore Mott Road, raportuar nga New York Post. Debutimi i serialit dhe polemika Squid Game (fjalë për fjalë “loja e kallamarëve”) tregon historinë e një grupi njerëzish që rrezikojnë jetën e tyre në një lojë mbijetese për të fituar grupin e çmimeve prej 45.6 miliardë dollarësh, të barabartë me afërsisht 33 milionë euro. Pas debutimit në shtator në Netflix, rreth 111 milionë shikues i ndoqën episodet, duke e bërë atë serialin më të njohur ndonjëherë në platformë, por edhe duke shkaktuar shumë polemika për shkak të natyrës së tij të dhunshme.
Përkthyer nga Tgcom24
COMMENTS