Tre ish-punonjës të UKE janë kallëzuar për korrupsion, rast i denoncuar nga drejtuesi i institucionit më të akuzuar për abuzime

Tre ish-punonjës të UKE janë kallëzuar për korrupsion, rast i denoncuar nga drejtuesi i institucionit më të akuzuar për abuzime

Vazhdon prostesta e pedagogëve, “nuk nisim vitin e ri akademik pa plotësimin e kushteve”
Reagon AMA/RTSH përdor gjuhë diskriminuese ndaj minoritetit egjiptian në shqipëri
Periudha e Covid-19 ka rritur të ardhurat nga emigrantët për familjet e tyre ne Shqipëri…

Tre punonjës të Ujsjellës Kanalizime Elbasan, anëtarë të komunitetit egjiptian  janë pushuar nga puna, ndaj tyre është bërë kallëzim penal për korrupsion.

Saimir Pano, Sokol Rrapo dhe Fatmir Haliti punonjës të UKE  prej më shumë se 20 vitesh në sektorin e pastrimit të ujërave të zeza, akuzohen se kanë bërë korrupsion.

Drejtuesi institucionit denoncon në prokurori rastin e tre punëtorëve të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, ndërkohe që institucionin që ai drejton akuzohet për shumë abuzime.

Eksperti i ujësjellësave Bardhi Samarxhiu në Prill 2019, për informim.al, në emisionin “Pa Dorashka” zbulon disa të pathëna më parë për ujësjellësin e Elbasanit që nga viti 2002 dhe në lidhje me dështimin e PPP-shës së parë shqipëtare ELBER shpk.

Rasti i Elbasanit është një rast unik, metoda e famshme e PPP-ve . Pati një marrëveshje 200 e ca faqe, nga ana juridike marëveshja ishte perfekte e cila i ndante shumë qartë detyrat dhe përgjegjësit e të gjitha palëve, por rezultonte se deputetët që kishin votuar pro dhe anëtarët e Keshillit Bashkiak  Elbasan kishin firmosur pa lexuar. Dhe kjo i kushtoi qytetarëve Elbasanas çmimin më të lartë të ujit në Shqipëri. Gjithashtu vendosja e drejtorëve të cilët nuk mundën ti japing n jë zgjidhje, madje edhe komunikimi me stafin linte për të dëshiruar.”- shprehet në 2019 z. Samarxhiu për informim.al.

Më datën 02.03.2021 3 punonjësit janë njoftuar se në pallatin nr. 587 ka bllokim të ujërave të zeza. Pas vlerësimit të situatës në zonë është kuptuar që problemi qëndron në ambjentet private të qytetarit që kishte raportuar problemin.

Gjithashtu përgjegjësi i tre punojësve ka konstatuar problemin duke theksuar se kjo është një punë të cilën ai duhet ta zgjidhë në mënyrë private.

Pas kërkesës së banorëve  dhe duke vlerësuar rrezikun që sillnin ujërat e zeza në ambjentin para pallatit 3 punonjësit  bënë  punimet e nevojshme.

Ne e kuptuam që është problem në banesë,  mirëpo duke parë situatën menduam se duhet ta rregullojmë atë pasi rrezikohej jeta e fëmijëve që luanin para pallatit. Pasi përfunduam punimet, u larguam duke u ndjerë krenarë për punën e bërë në interesin më të lartë publik” – shprehet Fatmiri.

Disa ditë më vonë tre punëtorëve i’u është komunikuar nga Burimet Njerëzore se u është ndërprerë kontrata e punës dhe është bërë kallëzim penal ndaj tyre për korrupsion.

Ata akuzohen se kanë marë gjatë orarit të punës 30 mijë lekë të vjetra dhe prova për këtë ishte një telefonatë e regjistruar e  e qytetarit  ku pohonte se 3 punëtorët morën pagesë ekstra për punën e bërë në banesën e tij private.

Ndërkohë banorët për informim.al shprehen se e kanë bërë atë punë vetëm për të parandaluar sëmundjet e mundshme infektive që mund të përhapeshin te banorët. Madje, banorët na falenderuan punën e vështirë që bëmë.

Mua më kanë hequr nga puna padrejtësisht, kam gjithë jetën që punoj këtu, me këtë rrogë mbaj familjen , ku të shkoj unë. Unë nuk kam bërë pazar. Ndihmova ato familjarë, për fëmijët më shumë, tani më akuzojnë për korrupsion. “-tregon i tronditur Sajmiri për informim.al.

Proçedimi penal ndaj tyre nuk ka përfunduar ende ata kanë bërë një deklaratë për Oficerin e Policisë Gjyqësore, të shoqëruar nga avokati i “Drejtësi Sociale”,  Gentian Sejrani. Ndërkohë 3 ish-punonjësit presin me padurim zgjidhjen sa më shpejtë të çështjes në mënyrë që të kthehen në punë, pasi kanë 3 muaj pa punë dhe familjet e tyre janë në kushte të vështira ekonomike.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0