Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 18-vjeçari në Kukës! Ishte në kërkim prej një muaj

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 18-vjeçari në Kukës! Ishte në kërkim prej një muaj

U hodh nga Urgjenca e spitalit në Elbasan, i riu ishte i infektuar me Covid-19
Qendra “Për Arsim Cilësor”: Buxhet për nxënësit me vështirësi ekonomike
Idajet Beqiri zbulon bisedën që fundos Sali Berishën, ja çfarë i tha Azem Hajdari babait të Fatmir Haklajt për vrasjen e Shkëlqimit

Një 18-vjeçar në Kukës i identifikuar si Gerald Metallari ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pasi po transportonte me një furgon, kundrejt parave, 59 emigrantë nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua dhe babai i të riut, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprime të mëtejshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0