Tragjedia – përmbyeset autobuzi. Humbasin jetën 10 kosovarë

Tragjedia – përmbyeset autobuzi. Humbasin jetën 10 kosovarë

Syzet e rrugës dhe okulistët e paliçensuar…
Shëndetësia, shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për t’u kuruar
Sot nisin gjobat për targat në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç takim urgjent në Bruksel

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt – Prishtinë ka dalë nga rruga në një autostradë.

Në autobus udhëtonin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, sipas ministrit kroat të Shëndetësisë, Vili Beros.

Ambasadori i Kosovës në Zagrab pasi mbërriti në vendngjarje ka deklaruar se personat që udhëtonin në autobus ishin kosovarë që punonin në Gjermani dhe po ktheheshin në vend për të kaluar pushimet, sipas jutarnji.hr.

Një shofer dhe nëntë pasagjerë kanë humbur jetën.

44 persona janë shtruar në spital, 42 në Slavonski Brod, dhe dy në Nova Gradiška.

15 nga të aksidentuarit kanë plagë të rënda dhe tre prej tyre janë në operacion.

Ministri kroat tha se është e mundur që persona të tjerë që po trajtohen të diagnostikohen me lëndime të rënda trupore.

15 pasagjerë ishin të mitur, nga të cilët një vajzë është plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve kroate, aksidenti është raportuar në orën 6:20 dhe ambulancat e para kanë mbërritur në 6:35.

COMMENTS

WORDPRESS: 0