“Tortura çnjerëzore”/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Më zhvishte dhe më nxirrte në rrugë, Kam tentuar të vras veten

“Tortura çnjerëzore”/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Më zhvishte dhe më nxirrte në rrugë, Kam tentuar të vras veten

‘Katar’ 2022/– Kupa e Botës që thyen të gjitha traditat dhe… me gjyqtare femra! Gjithçka duhet të dini për botërorin që nis të dielën
Shqiptarët po punojnë më pak në 2021 – ja cilat jane arsyet
Gjykata/ Bashkia Tiranë të dëmshpërblejë 2.5 milion lekë ricikluesin egjiptian

Një 39 vjeçrae ka rrëfyer sot në emisionin “Shqipëria Live”, dhunën çnjerëzore të bashkëshortit të saj. Madje ajo është dhunuar edhe nga familjarët e tij.

Elvina Gjoka e martuar me m,blesëri në moshën 17-vjeçare u përball me dhunën nga bashkëshorti dhe familja e saj që në fillim të martesës. Gjithashtu edhe djali i  saj 15-vjeçar  është dhunuar gjithashtu nga babai i tij. Tashmë ajo ka një vit e gjysmë që është divorcuar nga bashkëshorti.

Në emisionin  “Shqipëria Live”, Elvina ka treguar për  dhunën e madhe fizike dhe psikologjike që i është bërë asaj. Madje ka shtuar se ka tentuar disa herë që të vrasë veten nga torturat e mëdha,.

Kam duruar tortura çnjerëzore, më ka rrahur dhe më ka lënë pa ndjenja. Nga torturat e shumta kam tentuar shumë herë vetëvrasjen, doja të hidhesha nga urat e Greqisë. Gjithashtu u kam dalë disa herë makinave përpara, nuk mendoja as për djalin tim. Kam tentuar të vras veten në tualet, kam pirë fostoksinë”,-  ka rrëfyer Elvina.

Në rrëfimin e saj ajo flet edhe për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti ndaj babiat të saj, pasi ai e kishte sugjeruar 39-vjeçaren t’a  denonconte dhunën. Elvina ka rrëfyer se si familjarët e burrit e kanë rrëmbyer dhe e kanë rrahur keq.

Kemi pas jetuar në një shtëpi të vogël, e më rrihte dhe më linte në një barake pa ndjenja derisa merrja veten. Më ka zhveshur dhe më ka nxjerrë në rrugë për të fjetur. E kanë torturuar edhe djalin, e kanë bërë për spital. Aty nuk durova dhe shkova e bëra denoncimin”, rrëfen 39-vjeçarja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0