Top Story përdor gjuhë denigruese për komunitetin egjiptian në emisionin për 111 vjetorin e Shqipërisë

Top Story përdor gjuhë denigruese për komunitetin egjiptian në emisionin për 111 vjetorin e Shqipërisë

Prrenjas/Emigracioni i të rinjve jashtë vendit …
Spitali i Fierit/28 vjeçarja godet mjeken dhe infermieren
I moshuari qe shet akullore:E kam nga halli

Në emisionin e djeshëm Top Story me moderatoren Grida Dumën, studies të ftuar për temën e pavarësisë përmendën një fjalim të vitit 1962 të Fan Nolit në Boston, në qendrën Vatra.
“Ka edhe një pasazh shumë të bukur, për të treguar edhe pjesën që Noli pavarësisht se ishte prift, pavarësisht se ishte politikan, ai ishte edhe artist, aty flet me një dashuri dhe një nostalgji shumë të madhe për arixhofkat e Tiranës dhe muzikën e arixhofkave të Tiranës”, tha Auron Tare.

“Jevgjitkat thotë, ashtu siç janë jevgjitkat e Spanjës, e Rusisë, siç janë jevgjitkat e shumë kombeve të tjera do të ishte mirë që Shqipëria të na sillte dhe jevgjitkat e veta siç i kemi parë tek shtëpia e ministrit të Brendshëm”, shtoi drejtuesja e emisionit, Grida Duma.

Fjalimi origjinal i Nolit gjenden i transkriptuar dhe pjesa ku flet për komunitetin rom dhe egjiptian të asaj kohe është e gjatë dhe e një natyre që i përshtatet deri diku kohës kur Noli ishte gjallë dhe jetonte në Shqipëri. Anekdotat e tij theksojnë një lloj përçmimi ndaj komunitetit duke i cilësuar si të aftë vetëm për arte, valle dhe muzikë.
Por çfarë është e rëndësishme të theksojmë është se Noli në 1962 ishte pothuaj 80 vjeç, dhe 3 vite para se të vdiste. I lindur në vitin 1882, është vështirë të kërkohet prej tij, pavarësisht se një figurë e rëndësishme kombëtare, respekti ndaj një komuniteti që ishte tepër i veçuar në atë kohë. Në 1962 bota po ndryshonte drejt respektit ndaj diversitetit, por Noli nuk ishte as në kohën e duhur e as në vendin e duhur për të reflektuar këto ndryshime.

Citimi verbatim dhe me pohim nga ana e studiesve u konsiderua dje dhe sot nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian si një ofendim i rëndë sidomos në këto ditë ku festohet 111 vjetori i lindjes së shtetit shqiptar. Pavarësisht se citim, përdorimi i termit “jevgjitka” pa theksuar se është term denigrues, ka një efekt negativ mbi audiencën ndjekëse.

Fjalimi i Nolit mund të lexohet më poshtë:

“Zoti Kryetar, Fort i Përndershëm Imam, Fort i Përndershëm Baba, të përndershëm priftërinj, zonja dhe zotërinj.

Doktori qëparthi përmendi fyellin e Faikut, ndjesë pastë. Edhe ay fyelli i Faikut më kujton një meselé.

Si Faiku ashtu edhe unë kam patur një dobësi për muzikën, edhe kur vajta në Shqipëri, duke ditur ato hallet e mbëdha që kishim të përballnim, mora edhe një fyell pas, [të qeshura nga salla], që këtu atje të harronj hallet.

Ditën e parë, kur pata, gjeta kohë t’i bie pakëz fyellit, ky bashkëfjalim ngjau në kafenenë e parë të Tiranës:

“-Si venë punët e Shqipërisë?”

-Keq e mos më keq,” thotë ay tjatri.

-Cili është shkaku vallë?” [‘1:00]

-Eh, shkaku, ti e di”, tha. “Kur Kryeministri i bie fyellit edhe Shqipëria digjet, bër hesap”. [të qeshura dhe duartrokitje në sallë].

Edhe s’ishte vetëm halli me Kryeministrin që i binte fyellit, ishte edhe halli i Ministrit të Luftës[4], i cili kishte shumë dashuri të madhe për vallet e evgjitkave [të qeshura]. Gjithënjë thërriste shokët edhe ipte drekëra edhe thërriste evgjitkat e Tiranës që të loznin valle atje. U ndodha edhe unë njëherë në një nga ato […] zijafetet. Edhe t’ju thom të vërtetën, u çudita me ato vallet e bukura të evgjitkave të Shqipërisë. [‘2:00]

E pastaj m’u kujtua se s’janë vetëm evgjitkat tona që lozin valle të bukura. Evgjitkat e Spanjës – ato vallet spanjolle, për shëmbull, të cilat janë me famë në tërë botën, kush i lot më bukur? Evgjitkat edhe evgjitët e Spanjës.

Janë valle spanjolle, jo valle të evgjitkave, se ndryshojnë nga vëndi në vëndje. Po evgjitkat dhe evgjitët s’kanë ndonjë punë tjatër të shkretën edhe rrojnë me muzikën edhe me artin, edhe ato specializohen në ato degë.

Kështu që kemi vallet e bukura spanjolle të lojtura nga evgjitkat e Spanjës edhe evgjitët e Spanjës, vallet e bukura të Shqipërisë, të cilat lohen prej evgjitkave, avazet e bukura që lohen prej evgjitëve të Shqipërisë, avazet e bukura të Hungarisë, prapë evgjitët e Hungarisë, edhe avazet e bukura edhe vallet e Rusisë, të cilat përsëri i lozin evgjitët edhe evgjitkat e Rusisë. [‘3:00]

Këto të gjitha m’u kujtuan këto dy vjetët e funtme që ardhnë disa kompanjira të Maqedonisë, të Jugosllavisë edhe të Greqisë, edhe programi i tyre natyrisht ishin vallet e tyre, të cilat i quanin kombëtare. Nga ato vallet e grekëve dhe të maqedonasve edhe të sërbëve 80 përqind e valleve ishin shqiptare. Ajo është përshtypja ime.

Do të ishte ndonjë gjë e bukur sikur tanët, shqiptarët tanë, të na dërgonin edhe ata një trupë, e cila të na prezantonte vallet shqiptare, ashtu siç i kemi parë, ashtu siç i kam parë edhe unë vetë kur na thërriste Ministri i Luftës, edhe ashtu siç i kam parë kur na thirri Loni Kristo[5] njëherë në një dasmë në Devoll. Ato vallet e devollinjve dhe ato vallet e evgjitkave të Tiranës, edhe ato vallet [‘4:00] që shikoje në fshatin tonë me të vërtetë janë valle të kllasit të parë, dhe mund të thom të vetmit të cilët mund të rrijnë pranë shqiptarëve janë spanjollët edhe rusët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0