Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

Drejtoria e shëndetit publik në Gramsh nuk jep informacione mbi Checp-up
50% e popullatës në Tiranë janë imunizuar nga Covid-19
Si kërkohet informacion publik ? Model

Bregdeti i Semanit në Fier, por edhe zona të tëra në Durrës, Kavajë, Divjakë, Pashaliman e deri në Patok, Kune Vain, Shëngjin e më tej në veri të vendit janë në një gjendje alarmante.

Të dhënat zyrtare janë alarmante, sepse nga 427 kilometra vijë bregdetare thuajse 154 kilometra janë prekur nga erozioni apo janë në rrezik të tijin.

“Këtu ka qenë larg shumë, por vit pas viti erozioni ka gërryer, sivjet ka ngrënë prapë më shumë”, thotë I.Merrnica.

“Këtu jemi në Karpen dhe nga Karpen deri në Qerret vihet re që në vitin 1978, pothuajse vija bregdetare ka qenë e spostuar në det, tani në 2016 që është kjo vija e kuqe shikoni sesa ka avancuar drejt tokës, ndërsa pjesa kodrinore siç e shikoni pothuajse është gati në një nivel”, thotë Sh.Lushaj.

“Po nuk pati mbrojtje nga deti këtu çdo vit këtë punë ka, çdo vit do hyjë”, thotë B.Hasa.

“Aty faktikisht në qoftë se nuk merren masa në pjesën e sipërme të Kunes, brezi i dunave ranore rripi, është zvogëluar aq shumë sa në një të ardhme shumë të afërt ka rrezik të mos ekzistojë më”, shprehet E.Bruçi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0