T”ka mami yll/ Reagon kolektivi feminist dhe AMA

T”ka mami yll/ Reagon kolektivi feminist dhe AMA

Studimi i fundit/Prindërit duhet të luajnë video lojëra më shumë me fëmijët e tyre
“Qershori i harruar”
E trishtë / Ja si familja shqiptare përdorte fëmijët e tyre për trafikim droge

Autoriteti i Mediave Audio vizive AMA i ka tërhequr vëmendjen emisionit ” T’ka mami yll” për qëndrime dhe komunikime të papërshtatshme, jo etike dhe cinike nga përfaqësues të jurisë. Sipas AMA-s është e papranueshme që në një program televiziv të perdoret nje gjuhë që vë në lojë fëmijët apo të keqpërdoret sinqeriteti dhe i brishtësia e tyre.Për këtë ajo kërkon ndalimin e menjëhershëm të praktikave të tilla, si edhe heqjen e menjëhershme të këtyre videove nga rrjetet sociale.
Ndërkohë grupi informal Kolektivi Feminist ka reaguar duke përpiluar dy kërkesa zyrtare per institucionin e Ama-s dhe Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku kërkon reagim të menjëhershëm dhe marrje të masave ndaj stafit dhe redaksisë së emisionit “T”ka mami yll” Gjithashtu ata presin që reagimi i emisionit të jetë ne përputhshmëri me vendimin e AMA-s dhe mos e anashkalojnë atë siç ka ndodhur rëndom në raste të tjera të këtij lloji ku televizionet nuk kanë reaguar.
Për më tepër, sipas tyre tërheqja e vëmendjes dhe ndjesa publike janë të pamjaftueshme. Ata kërkojnë gjobitjen e televizionit për shkelje flagrante që kjo situatë mos të ndodhë më në të ardhmen.
20211015 170737

COMMENTS

WORDPRESS: 0