Një tjetër rast dhune nga policia denoncohet në komisariatin e Pogradecit. 28-vjeçari I. B. denoncon efektivët e këtij komisariati për dhunë fizikë.
“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.
Iriu ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit B. Xh. dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.
T.CH.
COMMENTS