Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…

Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…

Shkodër/ Invalidët pa mbështetje…
Detaje nga krimi i rëndë në Kavajë / E lidhi në makinë dhe e dogji të gjallë
Të jetosh duke rregulluar këpucë…

40685317 10216232107818438 7105850952590032896 nNëse do të personifikohej Tirania, ajo do të kishte pamjen e një Përbindëshi. Njërin sy të verbër, tjetrin më të madh se forma e zakonshme. Gojën do ta kishte harmonikisht të barabartë gjerësinë dhe lartësinë. Veshët të mëdhenj, me shumë majë dhe të shurdhët përsa i përket çdolloj melodie, por shumë të ndjeshëm ndaj çfarëdolloj zhurme. Stomaku i thellë sa një ushqimi do t’i duhet të përshkojë një javë rrugë për të kaluar ezofagun e për të arritur nga goja në stomak. Duart? Shumë të gjata. Aq të gjata sa një kalorësi do t’i duhej tre ditë udhëtim me kalë për të arritur nga supi tek maja e gishtit tregues. Këmbët në disproporcion të jashtëzakonshëm me duart.
Ushqimi bazë i kësaj qenieje të përbindshme me emrin Tirani janë Injorantët, Dallkaukët, të Pamendtët, të Pashpirtët, të Padinjitetët, Servilët, Karrieristët, Konformistët, Pisat, Miopët, Qorrat, Syleshët, Shurdhët, Militantët etj. Madje, këtë të fundit, Militantët, pra, janë kategoria me e ndershme dhe më e pafajshme e gjithë këtij ushqimi për barkun e madh e të përbindshëm të një Përbindëshi si Tirania.
Ky nuk është vetëm ushqimi bazë, por është ushqim i përditshëm, i përhershëm, i përgjithmonshëm. Është i vetmi ushqim që e mban gjallë, në jetë, Tiraninë. Gjithfarëlloj Tiranie, të paemërt. Madje, vendosiani vetë emrin që dëshironi. Do të shihni se do të ketë të njëjtën pamje. Rregulla ngelet.

nga Naim Lapardhaja

COMMENTS

WORDPRESS: 0