Në kryeqytet dita ka nisur me një incident ku janë përfshirë uniformat blu dhe tregtarët e tregut pranë spitalit nr.5. Kjo për arsye se forcat policore po ndërmarrin aksion për ta zhvendosur tregun që ndodhet pranë këtij spitali. Kjo ka hasur rezistencën e tregtarëve të cilët nuk pranojnë të largohen. Njëri nga tregtarët akuzoi policinë se po kërkonte t’i hiqte nga tregu pa asnjë dokument dhe madje ata as nuk i kishin lajmëruar më parë për këtë aksion.
COMMENTS