Tiranë, qytetarët në mbrojtje të popullit Palestinez, Policia ushtron dhunë dhe shoqëron disa Protestues

Tiranë, qytetarët në mbrojtje të popullit Palestinez, Policia ushtron dhunë dhe shoqëron disa Protestues

Arsimi i keqtrajtuar, si po tkurret numri i nxënësve
Lajmi i fundit/ Çmimi i ri i karburantit, zyrtare nga Bordi i Transparencës
Në Tiranë protestohet kundër vdekjes së një qytetari rom nga dhuna policore

Gjatë pasdites së sotme rreth orës 17:00  pati tension midis forcave të policisë dhe protestuesve,  të cilët protestonin për tu sensibilizuar me situatën  e krijuar në Palestinë si shkak i konfliktit të përgjakshën Palestino-Izraelit.

Thirrjet e tyre ishin për të ndalimin e dhunës dhe vrasjes së popullit mysliman në Palestinë, duke përfshirë gra dhe fëmijë . Sipas protestuesve ata kishin njoftuar autoritetet për zhvillimin e një proteste paqësore.

Me arsyetimin se nuk është respektuar distanca dhe  masat Anti-Covid, policia nisi shpërndarjen e protestuesve që në minutat e para të fillimit të saj.

Si rezultat i rezistencës së qytetarëve, efektivët  nisën  shoqërimin e tyre me dhunë duke i larguar nga sheshi. Protestuesit u zhvendosën në drejtim të rrugës së Kavajës duke bërë thirrje ndërkohë “Free Palestine”, “Lirojeni popullin palestinez”, Izraeli nuk është shtet”, … etj.

Një numër më i ulët i protestuesve bënë ndalesën e fundit në afërsi të Ambasadës së Izraelit, por u bllokuan nga efektivwt e Policisë. Ata dënuan dhunën policore dhe njoftuan për protestë ditën e premte  nw orwn 17:00.  Protestuesit gjithashtu kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar.

Policia duke shoqëruar Protestuesit

Policia duke shoqëruar Protestuesit

Momente nga përplasja me forcat e policisë

Momente nga përplasja me forcat e policisë

Dhunë ndaj një protestuesje

Dhunë ndaj një protestuesje

Ne po protestojmë paqësisht, policia na dhunoi dhe nuk na lejoi. Duam të na lirojnë djemtë dhe vajzat tona. Forcat e policisë  kanë shoqëruar edhe gra e vajza në mënyrë të dhunshme.”- shprehet njëra nga protestueset.

Protestuese

Protestuese

Policia ushtroi dhunë  ndaj protestuesve, kjo është e papreçedentë.”- shprehte ndër të tjera një tjetër protestuese.

Protestuesit janë shoqëruar në Komisariatet 1, 2 dhe 3. Mes tyre ka edhe gra e vajza.

Sipas efektivëve të policisë grumbullimet me më shumë sesa 10 persona janë të ndaluara dhe kjo është arsyeja se përse u kërkuan protestuesve të largoheshin nga sheshi, pavarësisht shpjegimeve të protestuesve se më parë janë organizuar edhe takime gjatë fushatës apo ai  pas zgjedhjeve i organizuar nga Partia Socialiste.

Gjykata Kushtetuese në datën 05 Maj 2021 ka shfuqizuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat dhe tubimet. Kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga autoritetet ligjzbatuese por vetëm ti njoftojë ato, vendim i cili do të hyjë në fuqi 6-të muaj pas botimit në fletoren zyrtare.

Policia e Shtetit është kritikuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit për zbatim selektiv të masave anti-COVID, duke krijuar kështu një standart të dyfishtë.

Vetëm disa minuta para nisjes së protestës në sheshin Skënderbej po zhvillohej një aktivitet në kuadër të “Javës së Europës”, në të cilin ishin të grumbulluar me dhjetwra persona.

Video e marë nga Reporter.al në kuadër të aktivitetit

Foto e shkëputur nga video në kuadër të aktivitetit "Java e Europës"

Foto e shkëputur nga video në kuadër të aktivitetit “Java e Europës”

Informim.al pyeti njërin nga efektivët e policisë përse nuk u shpërnda aktiviteti i sipërpërmendur, ai  u shprehn se nuk kishin parë një aktivitet të tillë, se përndryshe do i kishin shpërndarë edhe ata.ndërkohë po I kërkonte protestuesve të largoheshin nga sheshi.

Ndërkohë kujtojmë organizimin  nga Partia Sociliste e Shqipërisë me thirrjen e Kryeministrit Rama për të festuar fitoren pas zgjedhjeve.  As në këtë rast nuk pati tensione midis policisë dhe qytetarëve të grumbulluar në shesh.

Për ta parë të plotë videon kliko këtu

Gjithashtu  edhe njoftimet e herë pas hershme të zotit Veliaj mbi rezultatet e zgjedhjeve gjatë numërimit të votave, ku ishin të grumbulluar sërish me dhjetëra persona.

Për ta parë videon kliko këtu

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1388360158187417&ref=watch_permalink

Ndërkohë për të ndjekur të plota  pamjet e videove live  nga protesta e ditës së sotme të raportuara nga Informim.al, kliko këtu

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0