Një makinë me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka përplasur një çift bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe, te cilët ishin duke kaluar në anën tjetër të rrugës me semaforin që iu jepte përparësi.
Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vjeç, bashkë me fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ka qenë mjeti ‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’, me drejtues Ajas Sulejmani, 39 vjeç, i cili pas aksidentit të rëndë,është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
COMMENTS