Tiranë/ Aksidente, dhunë në familje dhe përndjekje, vihen në pranga 11 persona

Tiranë/ Aksidente, dhunë në familje dhe përndjekje, vihen në pranga 11 persona

E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Lezhë/ Të sëmurë dhe mes varfërisë ekstreme.
Dua Lipa admiron gatimin e nënës së saj (Foto)

11 persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës ka arrestuar këta persona në bazë të veprave kriminale që kanë kryer:

-38-vjeçari me iniciale E. A., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

45-vjeçari me iniciale E. D., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-56-vjeçari me iniciale A. Th., ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij;

-52-vjeçari me inciale B. A., ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

– 44-vjeçari me inciale A. Xh., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

-33-vjeçari  me inciale D. Ç., pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu dyshohet se ai i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;

– 27-vjeçari me inciale D. C., pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një vajzë;

-58-vjeçari me iniciale D. P., pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;

– 47-vjeçari me iniciale Xh. D., u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur;

– 43-vjeçari me iniciale A. S., pasi ka përplasur me makinën me drejtues shtetasin me inciale D. K. në fshatin Brarë, ku për pasojë  pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;

– 34-vjeçari me iniciale A. B., pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Në kërkim janë shpallur dy persona, L. L. 34 vjeç dhe M. C. 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin 30-vjeçarin me iniciale E. D., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0