
Foto ilustruese, Burimi: Citizens Channel
Banorë të Thirrës së Mirditës, qytetarë e aktivistë protestuan sot kundër ndërtimit të një hidrocntrali që ia rrezikon jetën banorëve të fshatrave përreth . “S’kemi me se me ujit, nuk kemi një pikë ujë. Na kët ujë se lem gjallë”- u shpreh njëra nga banorët për mediat.
Përveccse kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it banorët denoncuan edhe falsifikimin e firmave dhe mungesën e degjesave publike me ta. Protestës së banorëve ju bashkuan edhe aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët akuzojnë qeverinë për aleanca abuzive dhe përvetësimin e pasurive publike, të cilat po i shkatërrojnë.
Mbas mbylljes së protestës, dhjetra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për zonën e Lezhës, Iliaz Shehu ka folur jashtë komisariatit të Policisë së Lezhës, ku sipas atij po mbahen 19 aktivistë të LVV-së pas protestës së sotme.
Për Fax News, ai është shprehur se për protestën e sotme kishin marrë leje dhe se kishin qëndruar vetëm 5 minuta të ulur në rrugën e Kombit.
“Ne kemi qenë duke protestuar paqësisht, në mbështetje të banorëve atje për ndërtimin e një hidrocentrali që ia pamundëson jetesën banorëve, sepse ai ujë përdoret për bujqësi. Prandaj ne i dhamë mbështetje, së bashku me disa organizata. Bashkarisht ne demonstruam duke bllokuar rrugën e Kombit për vetëm 5 minuta, por ne ia kishim komunikuar policisë. Gjithçka ka qenë paqësore, sepse ne kemi qenë të ulur. Ata kanë ndaluar dhe shoqëruar shumë prej aktivistëve. Janë 19 aktivistë, ka dhe banorë të shoqëruar. Ne jemi në pritje të përfaqësimit ligjor që po vjen nga Tirana,” tha ai.
- Foto nga vendngjarja, Burimi: Citizens Channel
Foto ilustruese, Burimi: Citizens Channel
COMMENTS