Prej kësaj të hëne 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të kryejnë testet e shpejta.
Në udhëzuesin e siguruar testi i shpejtë do të kryhet në qendratshëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe QytetiStudenti.
Brenda një pike testimi do referojnë mjekët e familjes të 3-4 apomë shumë qendrave shëndetësore të ndara sipas udhëzuesit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Kështu tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendrashëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrësshëndetësore nr.3, 4 dhe 7. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës Kamëz, Bërxullës, Prezës dhe Vorësduhet ta kryejnë tek Qendra Shëndetësore e Kodër Kamzës.
Të 6 qendrat shëndetësore që do të kryejnë testin e shpejtë do të kenë një dhomë të veçantë me logjistikën e duhur si dhe hyrjemë vete për pacientët e dyshuar me Covid.
Testi i shpejtë do të kryhet nga një infermier dhe njëmikrobiolog. Ky test mund të kryhet 5-7-të ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike. Në rast se një person i dyshuarCovid ka më shumë se 7 ditë, ai do të referohet për tampon.
Çdo pikë e testit të shpejtë do të kryejë afro 30-të deri 70-të të tilla në ditë nga ora 10:00-14:00.
COMMENTS