Tërmeti i 2019 u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër jeton mes erës dhe shiut: Na ka rënë një pjesë e çatisë, ujin e heqim me kova! Apeli për ndihmë

Tërmeti i 2019 u shkatërroi banesën, familja Kela në Shkodër jeton mes erës dhe shiut: Na ka rënë një pjesë e çatisë, ujin e heqim me kova! Apeli për ndihmë

Mbi 500 fëmijë nga shtresat në nevojë e komunitetit rom/egjiptian nuk kanë mjetet financiare për mësimin online
PYETËSOR/Regjistrimi në gjendjen civile i komunitetit rom dhe egjiptian
Nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi ofendon për herë të dytë grupet vulnerabël/Romët dhe Personat me Sindromën Down

Kjo është gjendja e familjes Kela në lagjen “Guerrile” në qytetin e Shkodrës. Tërmeti i vitit 2019 ka lënë pasoja në këtë banesë dhe tashmë reshjet e shiut e bëjnë të pabanueshme. Kryefamiljarja Sabrije Kela bën apel për ndërhyrje pasi nuk mund të jetohet në këtë banesë, sidomos në stinën e dimrit, ku shiu hyn brenda.

“Problemi

i familjes sonë që nga tërmeti kemi pasur dëmrtime, kanë ardh komisioni, me këshillin e lagjes ma kanë nxjerr shtëpinë jashtë përdorimit, më kanë nxjerr edhe nga shtëpia, dhe më cuan në një konvikt se do rregullohej shtëpia, që atëherë nuk ka ardhur askush, kamë bërë ankesa dhe më kanë thënë që nuk ka ardhur gjë nga Tirana.Po e heqim ujin me kova. Ka rënë një pjesë catie dhe bashkia po pati mundësi të në ndihmojë”- u shpreh ajo për Faxnews.
Kjo lagje ndodhet brenda qytetit të Shkodrës, por nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti lokal, pavarësisht kërkesave.

ffaxweb

COMMENTS

WORDPRESS: 0