Tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet…

Tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet…

“Klientët në nevojë” në pritje të miratimit të akteve nënligjore të ligjit “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”
Djegia e plehrave , shqetësim për pushuesit ne plazhin e Spilles
Elbasan/ Nëna trondit me rrëfimin e saj: “Më iku djali e askush nuk mban përgjegjësi. Mi kanë marrë zemrën…”

internet 7A e dini se mesatarja e internetit të konsumuar për çdo përdorues aktiv të një numri celular në tremujorin e dytë të këtij viti ishte e barabartë me dërgimin e 3 mijë email-eve apo navigimin pa ndërprerje për 60 orë? Të dhënat e fundit të AKEP tregojnë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, mesatarisht çdo shqiptar konsumoi 2.85 Gigabajt internet, që përkon pikërisht me treguesit e mësipërm, ndërkohë që në rritje ishte edhe sasia e minutave të shpenzuara për të komunikuar nga celulari, si dhe numri i mesazheve.

Në raport me një vit më parë, në tremujorin e dytë të 2018 ka pasur rënie të kohës së komunikimit përmes një aparati celular si dhe të numrit të mesazheve, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me internetin që është rritur gati 50%. Sipas AKEP, totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T2 2018 ishte rreth 1.6 miliardë minuta, me një rritje prej 2.1% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8.4% me T2 2017.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=319&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshqiptaret tere diten ne celular konsumuan 46 per qind me shume internet%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T2 2018 ishte rreth 15 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.85 GB internet në muaj në T2 2018, që përbën një rritje me 7.2% në krahasim me T1 2018 dhe një rritje 46.2% krahasuar me T2 2017.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2018 ishte: 197 minuta dalëse, 40 SMS dhe 2.85 GB Internet. Krahasuar me T1 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 8.6%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 6.6% dhe me 7.2%” thuhet në raportin e AKEP ku jepen statistikat për periudhën prill-qershor.

Interesi në rritje për internetin shihet edhe nga mundësimi i tij përmes rrjetit të telefonisë fikse. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T2 2018 arriti në rreth 320 mijë, që përbën një rritje me 2.1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 14.8% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2017.

COMMENTS

WORDPRESS: 0