Tentoi t’i kalonte fshehurazi, bllokohen 17 mijë euro në Kapshticë. Procedohet 56-vjeçari nga Turqia

Tentoi t’i kalonte fshehurazi, bllokohen 17 mijë euro në Kapshticë. Procedohet 56-vjeçari nga Turqia

Shqiptarët kanë paguar 185 milionë euro më shumë për të blerë 9% më pak karburant këtë vit
Sondazhi: Pagat e ulëta, arsyeja kryesore pse s’duan punë në Shqipëri, të rinjtë
Hakerat iranianë nxjerrin në “shesh” të dhënat e patentave të shqiptarëve

Një 56-vjeçar nga Turqia është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte fshehurazi 17 mijë euro në pikën kufitare të Kapshticës.

Njoftimi

i policisë:
Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0