Tensionohen marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Kreta dhe disa ishuj pjesë e Turqisë

Tensionohen marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Kreta dhe disa ishuj pjesë e Turqisë

Covid-19/ Qeveria Greke merr masa për ti ardhur në ndihmë qytetarëve
Flet vëllai i të burgosurit që vari veten në furgonin e policisë greke/Nuk është e vërtetë
Greqi/ Humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë në një aksident

Publikimi i një harte ku tregohen ishujt e Detit Egje dhe Kreta si pjesë e shtetit turk duket se ka tensionuar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë.

Devlet Bahçeli, një aleat i presidentit turk Erdogan, njëherësh edhe kreu i Partisë së djathtë të Veprimit Nacionalist (MIR), ka vizituar selinë e organizatës nacionaliste “Ujqërit gri” ku ka zhvilluar një takim me liderin e saj.

Në fund të takimit, lideri i “Ujqërve Gri” Ahmet Jigit Yildirim, i ka dhuruar Bahçelit një hartë në kornizë ku tregohen ishujt e Detit Egje dhe Kreta si pjesë e Turqisë.

Yildirim e shpërndau foton në Twitter me mbishkrimin “Betimi i popullit tonë për detet”, shkruan Euronews Serbia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0