Telefonata për bombë në Gjykatën e Apelit, nën hetim 47-vjeçari me probleme mendore! Policia: Dyshohet se u nxit nga të tjerë

Telefonata për bombë në Gjykatën e Apelit, nën hetim 47-vjeçari me probleme mendore! Policia: Dyshohet se u nxit nga të tjerë

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin që ndalon protestat dhe tubimet pa marë lejen e policisë: “Jo më leje por vetëm njoftim”
​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj
Tiranë/ Të shtëna armësh në lokal, një person i plagosur

Një 47-vjeçar i identifikuar si J.K., është vënë nën hetim pasi telefonoi policinë dhe tha se është vënë sasi lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.

Menjëherë u vunë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit dhe Antiterrorit, por në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet bombë.
“Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Ndërkohë vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e të tjerëve që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.

vf

COMMENTS

WORDPRESS: 0