Të varfërit deklarojnë pasurinë

Të varfërit deklarojnë pasurinë

Djali që u bë viral në rrjet!/av. Sejrani: ‘Djali duhet të ishte në shkollë me bashkëmoshatarët e tij, qendrat rezidenciale kanë pasur raste abuzimi!’
Tatimet kontrolle në terren për qiratë
Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë

Varfëria nuk pasqyron vetëm gjendjen materiale të një personi. Varfëria është shumëdimensionale. Varfëri do të thotë mungesa e sigurimit shëndetësor, mungesa e arsimit por dhe mungesa e vendbanimit të duhur, njerëz që banojnë në objektet sociale, në barake të cilat janë në gjendje shumë të keqe dhe shumë problematike veçori këto shumë të zakonshme për anëtarët e komunitetit rom.

Aktivistët e komunitetit rom të cilët për të sensibilizuar opinionin, por dhe për të gjallëruar jetën e vetë komunitetit kanë zhvilluar aktivitete e kanë ndërmarrë nisma nga më të ndryshmet edhe ditën e sotme në zonën e Kombinat kanë gjetur një mënyrë origjinale për të ngritur problemet me të cilat ata përballen.

“Kjo nismë synon të pasqyrojë situatën sociale të familjeve rome dhe egjiptiane të cilat perballen me problematika të ndryshme sociale dhe ligjore. Ne rrimë në rradhë në zyrat e punës që na thonë se punë ka por s’ka profesionistë. Ne shkojmë marrim ushqime me listë dhe në fund ndeshemi me policë që na sekuestrojnë atë çfarë kemi mbledhur gjatë gjithë ditës. Pandemia shënoi sukses maksimal në mjerimin tonë dhe kjo falë masave që ju morët për të na rimëkëmbur ne. Fëmijët tanë janë offline për të vazhduar procesin mësimor jo online, aplikimet për çdo shërbim po i bëjmë nga një portal i famshëm përjashtues dhe diskriminues, e çfarë jane këto për ne? Thjesht një guralec në këpucë sa për të thënë që kemi një hall. Ne përballemi me policinë bashkiake”– shprehet per informim.al Jeta Peraj.

1F3C11FF 6CF6 429D B4FB 59AEE539E060

Jeta Peraj, aktiviste

Vështirësitë financiare për të paguar kredinë, qiranë ose për shërbimet është një veçori shumë e zakonshme midis familjeve rome.

349E917B 62B1 474A B637 04EE3CA5D3AD

“Dritat i kam pa paguar, vetëm kur të më vijnë ti presin. Një kredi në bankë e mora dhe atë se paguaj dot. Unë jetoj në një barake, shteti të mendojë si për veten e vetë. Çfarë të bëj me 3-4 mije lekë? Të blej ilaçet, të paguaj dritat apo bankën? Të paktën bashkia të na lërë rehat që të punojmë ose të na sigurojë një vend pune.”- tregon më tej një anëtare e komunitetit rom.

Kërkesat e tyre drejtuar institucioneve shqiptare ishin: strehimi i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm dhe punësimi dinjitoz duke i risjellur në vëmendje se teksa shpenzon më pak për shtresat e varfra, qeveria shqiptare është dhe më pak eficiente në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e saj. veçanërisht ndaj komuniteteve rome dhe egjiptiane.

8C58E3CB 854D 463D B5F7 009F780A0596

Kërkesat drejtuar institucioneve shqipëtare

Nën sloganet #jamevarfërsepsepunojmendershmëri #unëjamkriminelsepsericikloj #unënukjamvetëmkamgjithmonëpolicëngapas aktivistët romë ironizuan qeverinë në Tiranë duke treguar kështu që strategjitë që miraton për përmirësimin e jetës së komunitetit rom janë thjesht gjëra në letër dhe jo angazhime konkrete.

Angazhimi i aktivistëve romë dhe egjiptianë për çështje që janë me interes per ta është veçanërisht i rëndësishëm për të zbuluar problemet dhe për të alarmuar në mënyrë adekuate për to. Por edhe pse ngrenë çështje të rëndësishme te tyre jo shpesh kanë mundur të ndikojnë drejtpërdrejt në punën, agjendën dhe prioritetet e pushtetit.

A4EFAA3B 07B2 4086 9A90 48030E3DD8C2

Foto gjatë aktivitetit të sotëm

F6A5D9A9 926F 4C56 A19A D61E7DA6E8B5 0F525543 3AB0 4DBF 9727 2BF0B30DBE44FD822D6D A653 42C8 B359 C34B447C594D

COMMENTS

WORDPRESS: 0