Të varfër dhe ilegalë në shtëpiat ku banojnë: komuniteti rom dhe egjiptian në Kavajë pa zgjidhje të qëndrueshme

Të varfër dhe ilegalë në shtëpiat ku banojnë: komuniteti rom dhe egjiptian në Kavajë pa zgjidhje të qëndrueshme

Legalizimi/ Familjet egjiptiane dhe rome peng të procesit
Zjarr pranë ish fabrikës së qelqit në Kavajë, rrezikohen disa shtëpi
E papunë, pa djalin dhe pa ndihmë ekonomike.

Prej gati 20 vjetësh komuniteti rom dhe egjiptian në qytetin e Kavajës jeton në godina shtetërore ose private të braktisura, në kushte çnjerëzore dhe në mungesa të shumta infrastrukturore, të ujit, energjisë elektrike dhe rrugëve. Nga viti në vit atyre ju janë bërë premtime nga më të ndryshme, por pasi mbarojnë zgjedhjet dhe votat ju merren, ata lihen sërish në harresë dhe madje në presion. Mund të detyrohen të largohen që andej një herë e mirë, nëse bashkia vendos që ish-godinat shtetërore të jepen për investim.

Nga Adela Radovani.

Një vit më parë, në shkurt të vitit 2022, banorë të komunitetit rom dhe egjiptian të Kavajës, bashkë me një grup organizatash për të drejtat e njeriut, dolën në protestë në Tiranë për të kërkuar një nevojë bazike, energji elektrike. Të gjendur në kushte të vështira ekonomike, të lodhur nga premtimet, ata vendosën që rruga e vetme ishte protesta. Komuniteti rom dhe egjiptian jeton në Kavajë në zona të përqëndruara pranë godinave shtetërore dhe deri në atë pikë, ishte bashkia që mbulonte shpenzimet e energjisë. Duke qenë në vështirësi financiare, kjo bashki, e cila ka probleme me plotësimin e buxheteve për të gjitha llojet e ndihmave ekonomike, vendosi të hiqte këtë zë shpenzimi për këta banorë, të cilët jetojnë në një qytetet më të varfra të vendit.

Arsyeja kryesore që nuk gjendet një zgjidhje për këta banorë, për t’i lidhur energjinë, ishte në atë kohë mungesa e kushteve teknike për të lidhur sahatë në banesat gjysëm të shkatërruara ose të ndërtuara me mjete rrethanore, si dërrasa, llamarina etj. Pavarësisht kësaj, në një vit kohë, me ndihmën e organizatave dhe ndërhyrjen e tyre, u arrit që 12 familje, edhe në kushtet ku ndodhen, të lidhin kontratë, të vënë sahatë dhe të kenë tashmë ndriçim dhe ngrohje. Pjesa tjetër e kushteve, mbetet në gjendjen si më parë.

Selije Duda është një banore e zonës së pas Spitalit rajonal Kavajë. Ajo tregon vështirësitë që ka në jetën e përditshme. Pranë shtëpisë së saj kalon një kanal me ujëra që nuk dihen në janë të bardha a të zeza, dhe një sasi e konsiderueshme plehrash. Sipas saj, ka më tepër se dy vjet që askush nuk vë dorë për t’i pastruar ato.
WhatsApp Image 2023 03 17 at 1.50.30 PM

Në vitin 2022, u ra dakord me bashkinë Kavajë dhe një organizate për të nisur trajtimin e këtyre familjeve me bonus qiraje, e cila nuk u pranua nga banorët. Për të marrë këtë bonus, si i pastrehë, të duhet të gjesh një shtëpi me kontratë qiraje, dhe banorët u shprehën se nuk donin, por kërkonin që bashkia t’i pajisë ata me shtëpi, nën shembullin e banesave sociale në Shkozë të kryeqytetit. Këtë kërkesë bashkia nuk e pranoi dhe si rezultat, këta banorë vazhdojnë të jetojnë në kushte të mjeruara, të higjenës, infrastrukturës dhe frikës se nga dita në ditë mund të dëbohen.
WhatsApp Image 2023 03 17 at 2.24.12 PM

Për informim.al, av. Gentian Sejrani shprehet se nuk e sheh të qartë zgjidhjen e qëndrueshme për këta banorë. Nga njëra anë, ai pranon se praktika e bonusit të qirasë është një zgjidhje e mirë, dhe se do donte që banorët të paktën të viheshin në lëvizje për të kërkuar shtëpi me qira në qytet. Nga ana tjetër, është e qartë për të se frika nga diskriminimi dhe humbja e shpresës për të hyrë në sistem është një pengesë e fortë për këto familje, të cilat nuk kanë pasur kurrë një pronë dhe që ndihen të segreguar nga pjesa tjetër e popullatës.
WhatsApp Image 2023 03 17 at 1.47.56 PM

COMMENTS

WORDPRESS: 0