Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri. Kësaj radhe të shtëna me armë ka pasur në Kombinat. Një person ka tentuar të vrasë shtetasin Artur Korteshi.
Konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit.
Ndërkohë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se autori ka terrorizuar banorët.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.
COMMENTS