Nga: Pranvera Berati
Janë të shumtë në numër të rinjtë e qytetit të Elbasanit, të cilët frekuentojnë arsimin professional. Profesionet më të parapëlqyera mbeten Mekanik i përgjithshëm, dhe Hoteleri-Turizëm.
Arsyet e përzgjedhjes së këtyre profesioneve jane të shumta si: përfitimi i një zanati, përfitimi i bursës,punësimi dhe pa harruar emigrimin drejt shtetit gjerman.
Është kthyer tashmë “traditë” e të rinjve elbasanas emigrimi drejt Gjermanisë.
Për Informim.al shprehet i riu nga Elbasani, Klajdi, i cili ndjek arsimin professional. Aktualisht është në vitin e 2 në degën Mekanik i Përgjithshëm.
Një ndër arsyet kryesore të përzgjedhjes së kësaj dege mbetet Gjermania për të.
Ai shprehet se e sheh Gjermaninë si të ardhmen e ndritur. Profesioni i tij është i sigurtë drejt punësimit dhe drejt një page të kënaqshme.
Danjeli është një tjetër i ri, me një tjetër ëndërr gjermane. Ai ndjek arsimin professional në vitin e parë , në degën Hoteleri –Turizëm. Pas përfundimit të viteve shkollore mendon të udhëtojë drejt Gjermanisë. Punësimi dhe paga janë dy arsyet kryesore që t’i çojë sytë drejt këtij shteti.
COMMENTS