Të rinjtë besimtarë pastrojnë parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë (video)

Të rinjtë besimtarë pastrojnë parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë (video)

Gjendet i vdekur 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se humbi jetën nga asfiksia
Prrenjas/ I jep fund jetës, shkaku kryesor…
Nga Ervin Kaciu/ Në protestë për më të pamundurit, për dinjitetin njerëzor dhe demokracinë!

Para një jave vizitor në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë ishin disa prej figurave kryesore politike të vendit si dhe ambasadorët e disa prej shteteve kryesore europiane. Gjatë fjalës së tyre ata u bënin thirrje vizitorëve që të riktheheshin sërish në këtë zonë për të shijuar bukuritë mahnitëse. Por në fund të ditës vizitorët harruan të marrin mbetjet me vete, duke ndotur bukuritë e asaj zone. Sot, një grup të rinjsh besimtarë kanë shkuar për të vizituar bukuritë e asaj zone, por janë gjendur para një situate ku mjedisi ishte ndotur tej mase. Ndaj, në të ndodhur në këtë situatë kanë filluar të mbledhin mbetjet e vizitorëve dhe të rikthejnë bukurinë mahnitëse të asaj zone. Të rinjtë nëpërmjet një video i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë pastër ambientin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0