Të papërfaqësuar në listat vendore, risk për hapa mbrapa për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara

Të papërfaqësuar në listat vendore, risk për hapa mbrapa për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara

“Objekti 85”( ish-objektet e ushtrisë) në Gramsh po kthehet në një lagje të re në qytetin e Gramshit.
Korçë/Mjeku i njohur Kujtim Shabani pritet të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes.
Elbasan: 30 familje Rome\Egjiptiane dhe Pak përfitojnë “Bonus Strehimi”

Listat për kandidatë për këshillat bashkiakë kanë kapur nivelin më të ulët të përfaqësimit të komuniteteve rome dhe egjiptiane në këto zgjedhje, duke mos përfshirë në to edhe ata anëtarë që aktualisht janë në mandat, duke i renditur ata në fund të listave ose nuk figurojnë më. Në mungesë të përfaqësuesëve direktë në institucionet vendore, komuniteti rom dhe egjiptian rrezikon përkeqësim të kushteve të jetesës, shtypje dhe diskriminim më të lartë, në vend të përparimit drejt afrimit të tyre me maxhorancën për nga niveli socio-ekonomik.

Në Bashkinë e Korçës, Eva Tare, anëtare e këshillit bashkiak për PS, thotë se eksperienca e saj në këtë mandat i tregoi çfarë mundësish reale ka një përfaqësues në këshill.

“Për mua ka qenë një eksperiencë frytdhënëse, unë isha e para përfaqësuese e komunitetit egjiptian në këtë bashki. Ndikimi im ishte i dukshëm. Po ju jap një shembull që ndodhi së fundmi. Me VKM Nr.666 për marrjen  e bursave të fëmijëve të arsimit bazë, ne miratuam 350 bursa per nxenesit mbasi aq na u dha fondi nga Ministria e Arsimit. Na ngelen jashtë kesaj liste edhe 133 femije qe i perkisnin kategorise “familje ne nevoje”

Si pjesë e komisionit të çështjeve sociale e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit, e ngrita këtë shqetësim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku parashtrova problematiken, mora një takim më pas me kryetarin e bashkisë dhe më në fund i dhamë zgjidhje këtij fenomeni ku edhe këta 133 nxenes të trajtohen me bursë nga Bashkia me fondet e saj. Nëse nuk do isha pjesë e Këshillit nuk do e zgjidhja kaq shpejt problemin.”

Eva Tare ka një eksperiencë të gjatë me punën në komunitet dhe pjesëmarrja në këshillin bashkiak ishte një hap për ta kaluar aktivizmin në zbatim.

“Ka shumë ligje dhe vendime që synojnë të adresojnë problemet e komunitetit që mbteten në harresë dhe nuk zbatohen. Unë pavarësisht punës më parë timen si aktiviste, kishte shumë gjëra për të cilat nuk isha në dijeni dhe prania në këshill më lejoi të veproja në kuadër të këtyre ligjeve ose vendimeve.”

Për të njëjtin problem të bursave për fëmijët në rrezik braktisjeje, Mimoza Bujaraj, anëtare e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Berat, shprehet se ishte e domosdoshme prania e saj në këshill për ta adresuar dhe zgjidhur shpejt problemin. Sipaj saj, qëllimi i saj në këtë mandat ishte që të lehtësonte pajisjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në rrezik braktisjeje të shkollës me bursa. Shpejtësia e ndërhyrjes vendos për këta fëmijë nëse do humbasin vitin shkollor ose braktisin përfundimisht shkollën.

Mungesa në lista, rrezik për mungesën e votuesit rom dhe egjiptian në 14 maj

Mimoza Bujaraj shprehet se prania e saj në lista, ka ndikuar direkt në shtimin e numrit të votuesve të komunitetit.
“Kur morën vesh që nuk do isha më në listën për këshill bashkiak, shumë janë shprehur të zhgënjyer dhe se me gjasë, nuk do votojnë fare.”

E zhgënjyer është edhe ajo vetë për këtë situatë.

“Në fakt nuk e prisja që të mos isha në këtë listë por duke qënë se ne si komunitete nuk jemi ende “te fuqishëm“ për të dalë si kandidatë të pavarur apo të kemi një grupim tonin politik varemi nga partitë që na “vlerësojnë” apo jo. Sigurisht që mungesa e një personi nga komuniteti në këto institucione vendimmarrjeje do të ndikojë në adresimin e problematikave të minoriteteve në qytetin e Beratit por edhe në Shqipëri.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0