Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.

Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.

Shpenzimet rriten më shumë se të ardhurat …
Mësimi online – Ja vështirësitë e komunitetit rom dhe egjiptian gjatë këtij viti
ILO: Papunësia në Shqipëri tek njerëzit e shkolluar
estewq56236Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko Kolaj nuk ka mundur.
10 vjecari nga fshati Samrisht i vjetër i njësisë Ndajc të bashkisë Shkodër ka tentuar për tu futur në shkollë ashtu si vitin e kaluar por dera e shkollës është e kycur .
Ai tregon se tani që nisi klasen e 5  mundet që shkolla në fshatin e tij mos të funksionojë më për shkak të numrit të ulët të nxënësve në atë zonë.
Franko thotë se dëshira e tij është që ta bëj mësimin te shkolla e fshatit ndaj edhe ditën e parë ka shkuar më shumë dëshirë por është hasur me dyert e mbyllura të shkollës.
Franko pohon se dua të futem në shkollë por nuk ka ardhur asnjë njeri sot, shkolla tjetër është 5-6km ësht5-6km në fshatin Shirzi.
 Kjo e vështirëson situatën për fëmijët e fshatit të cilën në shumicën e rasteve shkojnë të vetëm me bicikletë si në rastin e Frankos.
Rënia e numrit të nxënësve në shkollat e Shkodrës  si dhe në të gjithë Shqipërinë mbetet një shqetësim duke bërë që shumë prej tyre të mbyllen dhe nxënësit të detyrohen të shkojnë në shkolla  larg fshatrave ku ato banojn ,mes  vështirësive dhe kushteve aspak normale për një fëmijë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0