Të gjithë drejt pediatrisë, ambulancat nuk punojnë…

Të gjithë drejt pediatrisë, ambulancat nuk punojnë…

Mirditë/Shpërthen bombula e gazit, humb jetën 65 vjeçari në banesë
Hetim i beftë për Call Center/ SPAK tha se janë vjedhur 50 mln euro në tre muaj, por paratë ende nuk janë gjetur
E rëndë në Pogradec, 15-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës

Deri më tani pranë urgjencës se pediatrisë se QSUT janë paraqitur 150 fëmijë. Qendrat mjekësore të lagjes janë mbyllur pasi bluzat e bardha kanë marrë pushimin e festave.

Fëmijë me temperaturë 39 detyrohen të presin me radhë për orë të tëra për të marrë një shërbim më të specializuar. Në derën e mjekut dhe brenda kësaj urgjence sheh nëna me fëmijët në krah. Prindërit shprehen të indinjuar për krijimin e radhëve të gjata. “

“E kam djalin me temperaturë 39, jam numri 149 dhe nuk i dihet se kur do të më vijë radha ta vizitojë“, thotë një nënë e shqetësuar.

“Qendrat Shëndetësore janë të mbyllura për këtë arsye u detyrova ta sjell pranë pediatrisë këtu. Ka gjithë natën me temperaturë. Jam numri 104, e pata me temperaturë 39 kam tre orë që pres dhe nuk i dihet se kur do të futem”, thonë qytetarët.

Nëse qendrat shëndetësore do të ishin të hapura, ata do i vizitonin fëmijët pranë zonës ku banojnë, pa patur nevojë që të presin për orë të tëra për një vizitë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0