Të ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të blejnë më pak ushqime

E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
Shqipëria : E para në Evropë dhe e pesta në botë për emigracion potencial
INSTAT: Rekord negativ, më shumë vdekje se lindje

 

Rezultate imazhesh për te varferit.shume pak lekTë ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të blejnë më pak ushqime ndërsa për të kursyer nuk ka mundësi. Familjet në varfëri të thellë janë në kushte mbijetese. Sot ne do t’ju tregojmë historinë e njërës prej tyre, me gjashtë anëtarë dhe kur ushqimi nuk është çdo vakt në tavolinë.

Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m.

Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë.

“Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”.

Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Europian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarëve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0