Taksa e pronës, rriten ndjeshëm të ardhurat e bashkive nga mbledhja e saj

Taksa e pronës, rriten ndjeshëm të ardhurat e bashkive nga mbledhja e saj

Sarandë/ Punëtorët e pastrimit në grevë, rrugët mbushen me papastërti
Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.
Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.

Metoda e re e mbledhjes së taksës së pasurisë ka rritur ndjeshëm të ardhurat e bashkive në vend, aq sa shuma e mbledhur kompenson tërësisht planin financiar të tatimeve dhe doganave.

Administrimi i saj ka arritur një sistem të plotë dhe automatik katër muajt e parë të këtij viti pasi ky taksim filloi në 01 Janar 2019 dhe periudha tranzitore dhe përgatitore ishte që nga muaji Prill i vitit të mëparshëm.

Parimi i progresivitetit në taksim reflektohet në taksën e ndërtesës ku ai që zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë më të lartë apo në qendrat e qyteteve paguan më shumë se dikush tjetër që zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë më të ulët apo jo në qendër të qyteteve.

Por cila është metodologjia e re për llogaritjen e taksë së pronës? Nëse një qytetar disponon një shtëpi 100 m2 në zonën e bllokut në Tiranë,vlera e shtëpisë llogaritet me çmimet fiskale me vendimin e qeverisë të datës 28 Shkurt 2016 dhe  kjo zonë e ka  1500 euro metri katror . Pra 100 metra katror x 1500 euro është 150.000 euro ndërkohë që kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e taksës të vendosur nga qeveria 0.05% që del 75 euro në vit.

Kjo ka ndihmuar shumë buxhetin e shtetit pasi  mosrealizimi i planit nga tatimet dhe doganat është kompensuar pothuajse tërësisht nga performanca e mirë financiare e pushtetit lokal, i cili ka “shpëtuar” edhe pushtetin qendror.

Kështu, muajt Janar-Prill shënuan një rritje prej 4% në buxhet  nga arkëtimi i 149 miliardë lekësh të ardhura në total, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vetëm për muajin Prill janë arkëtuar rreth 40 miliardë lekë, si muaji më i mbarë për mbledhjen e kësaj takse.

Më poshtë jepet tabela e detajuar për performancën fiskale për planin dhe faktin  Janar-Prill 2019.

fgui89

COMMENTS

WORDPRESS: 0