Taksa e parkimit në Spital, ja sa janë të ardhurat që përfiton Qendra Spitalore Elbasan nga qytetarët

Taksa e parkimit në Spital, ja sa janë të ardhurat që përfiton Qendra Spitalore Elbasan nga qytetarët

Trauma e Këshilltarit Holandez në Spitalin e Traumës
‘Korsi preferenciale’ drejt shërbimit spitalor
Ambulanca vonoi 40 minuta, vdes i moshuari në Kombinat

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik dhe shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore që i ofrohen popullatës. Mirëpo hera-herës këto shërbime janë me pagesë, si në rastin e shërbimit të parkimit në oborret e Qendrave Spitalore në vend.

Në rastin tonë, Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan, prej shumë kohësh aplikon taksën e parkimit e cila shkon drejtpërdrejt si një tarifë e shtuar në xhepat e qytetarëve elbasanas.  Qytetarëve, iu rëndon edhe një taksë më shumë, të cilën janë të detyruar ta paguajnë sa herë që të futen në ambjentet e Spitalit, pavarësisht kohës së qëndrimit aty. Edhe pse nën zë ata e kundërshtojnë aplikimin e saj, përsëri ata propozojnë zgjidhje lehtësuese në vlerën e tarifës dhe në pagesën vetëm një herë gjatë ditës.

Nga ana tjetër njerëzit duan që komunitetet dhe mjediset të jenë të sigurta dhe që shëndeti i tyre parësor të jetë i mbrojtur. Për këtë arsye ata kërkojnë që paratë e mbledhura nga kjo taksë të investohen në plotësimin e mungesave në spital dhe përmirësimin e shërbimeve. Sepse janë qeveritë përgjegjëset kryesorë për formatimin e sistemeve kombëtare shëndetësore duke pasur parasysh që ky sistem kërkon riparime të herëpas’hershme për t’u përmirësuar.

Sipas një shkrese, dalë nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Elbasan, bëhet e ditur se për vitin 2018 janë mbledhur 11 604 310 lekë të cilat përdoren të gjitha nga institucioni spitalor. Gjithashtu, theksohet se për menaxhimin e këtij shërbimi nuk ka asnjë firmë të kontraktuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është hartuese dhe përgjegjëse për zbatimin e politikave  dhe strategjive të sistemit shëndetësor për rregullimin dhe funksionimin e tij si edhe për koordinimin e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë sistemit. Për këtë arsye, bashkia Elbasan në lidhje me çështjen e sipërcituar, ka hequr kompetencat sepse ambjentet e Spitalit i administron dhe i ka në pronësi Ministria e Shëndetësisë.

Në fund të ditës, janë po qytetarët ata që vuajnë financiarisht çdo vendimmarrje të qeverisë në dëm të xhepave të tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0