Sot ne Tirana International u zhvillua një takim, me qëllim përmirësimin e draft-akteve të përgatitura nga Ministria e Finanacave dhe Ekonomisë. Në këtë takim morën pjesë shoqëria civile, përfaqësues të Ministrisë, UNDP, përfaqësues të Këshillit të Europës, si dhe përfaqësues të bashkive. Gjatë takimit u diskutuan aktet nënligjore në zbatim të ligjit “Për Strehim Social”. Rikujtojmë që në vitin 2018 u miratua nga parlamenti ligji i ri për strehimin social, i cili për herë të parë mbron familjet nga dëbimi me forcë. Dëbimi me forcë është largimi i përhershëm ose i përkohshëm, kundër vullnetit të individëve, familjeve dhe/ose komuniteteve nga banesat, ndërtimet formale, informale ose strukturat që nuk klasifikohen si banesë dhe/ose nga tokat që ata posedojnë, pa një proces të rregullt ligjor, në mungesë të konsultimit dhe ofrimit të strehimit alternativ, të përshtatshëm e efektiv, si dhe pa siguruar një mbrojtje ligjore efektive. Vlen të theksohet se përmirësimi i akteve nënligjore të ligjit “Për Strehim Social” do tu vinte shumë në ndihmë familjeve në nevojë, kryesisht komuniteteve të margjinalizuar, atyre Rom dhe Egjiptian, të cilët vazhdonjë të preken nga stehimi.
COMMENTS