Studimi nga ILO – 57 % e shqiptarëve punojnë në të zezë

Të mos ushqehesh për të kursyer, shqiptarët me përqindjen më të lartë në Europë
A duan të punojnë egjiptianët dhe romët!?
Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…
puna ne te zeze kontrolli 24051615 587x392 1

                Foto ilustruese

Një studim i bërë së fundmi nga ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës) tregon një përqindje e konsiderueshme e shqiptarëve punojnë në të zezë, e përkthyer në statistika është rreth 56.7 % e popullsisë në një gjendje të tillë.
Në vitin 2019 u realizua një anketë nga INSTAT për të dhënat e Anketës së Forcës së Punës dhe duke përjashtuar bujqësinë, informaliteti në tregun e punës përllogaritet 32.2%.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se nga ata që punojnë, vetëm 43.3% paguajnë sigurime dhe pjesa tjetër është në të zezë, e shumica i takon sektorit të bujqësisë.

Kështu, nga totali i punonjësve informalë kemi këto të dhëna:
a)63,9% i përkasin sektorit të bujqësisë,
b)12.6%sektorit të tregtisë, 7,6% ndërtimit,
c)4,2% restoranteve dhe hoteleve.
d) në sektorin e industrisë punojnë 3.2% punonjësve informale,
e)në Transport 3%,
f)në sektorin e shërbimeve të 1.9%.

Ajo që vëmë re nga të dhënat, tregojnë se meshkujt janë më të prirur për të punuar në të zezë dhe 59 % e totalit të meshkujve që punojnë ishin në të zezë, kundrejt 54 % të femrave. Duke përjashtuar sektorin bujqësor 40 % e meshkujve të punësuar janë në të zezë, kundrejt 32.2 % e femrave.

Nga totali i personave që punojnë në të zezë, 73 % e tyre punojnë në aktivitete që nuk janë të formalizuar në tatime dhe 26 % të tjerë punojnë në aktivitete shtëpiake si të vetëpunësuar. Vetëm 0.6 % e të punësuarve pa sigurimeve punojnë në aktivitete të regjistruara në tatime.

Të dhënat nga ILO janë shumë shqetësuese për Shqipërinë dhe duke qenë se jemi edhe një periudhë të vështirë, siç është pandemia Covid-19, ku për fat të keq këto statistika mund të përkeqësohen akoma edhe më shumë.
Ishte fundi i vitit 2019 ku INSTAT raportoi si të punësuar 1,2 milionë persona, nga të cilët vetëm 782 mijë individë paguanin sigurime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Përshtatur nga Informim.Al, Burimi: Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0