Studimi- Meshkujt mbi 50 vjeç më aktiv në tregun e punës

Të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre: Ja për çfarë i harxhojnë paratë
Qera e papërballueshme/ Ja 30 familjet që përfitojnë
“Ka 7 ditë që plehrat rrinë aty. U bë mjegull në lagje. U bënë fëmijët astmatikë”
sukses me njerezit e duhur

        Foto: Në një mbledhje pune

Një studim i bërë së fundmi, tregon se meshkujt shqiptarë të cilët janë mbi moshën 50 vjeç rezultojnë të jenë më aktivë në tregun e punës, në raport me femrat, por edhe pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është më e lartë sesa tek meshkujt e rinj.

Mbi moshën 50 vjeç, ka më shumë të punësuar meshkuj se femra. Një anketë e INSTAT, për të ardhurat nga punësimi, ka gjetur se, në totalin e të punësuarve me pagë deri në moshën 30 vjeç, 52.8% janë femra dhe 47% janë meshkuj.

Gjithashtu, nga të gjithë të punësuarit në grupmoshën 30-39 vjeç mbi 51% ishin femra dhe 49% ishin meshkuj. Diferenca ndërmjet të punësuarve femra dhe meshkuj u rrit edhe më shumë në grupmoshën 40-49 vjeç. Sipas INSTAT, në këtë kategori 53.4% e totalit të të punësuarve me pagë ishin femra dhe 46% ishin meshkuj.

Por mbi moshën 50 vjeç raportet përmbysen. Më shumë se 54% e të punësuarve në këtë grupmoshë janë meshkuj dhe 48% femra. Mbi moshën 60 vjeç, 82% e totalit të të punësuarve janë meshkuj dhe vetëm 17.8% janë femra.

Struktura e te punesuarve sipas gjinise

      Foto: Struktura e të punësuarve me pagë sipas gjinisë

Struktura e punësimit nën moshat 50 vjeç dominohet nga femra për dy arsye. E para lidhet me emigrimin e lartë të meshkujve në këtë grupmoshë dhe e dyta me faktin se pas vitit 1990, ciklet e larta të studimit janë dominuar nga femrat. Duke qenë më të arsimuara, femrat janë më konkurruese në punët me pagë, sidomos në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe shërbimeve administrative.

Mbi moshën 50 vjeç të aktivizuarit me punë dominohen nga meshkujt për dy arsye. E para, meshkujt dalin në pension së paku katër vite pas femrave. Së dyti, meshkujt mbi 50 vjeç janë shkolluar para viteve 1990 dhe për rrjedhojë, janë më të profilizuar dhe me më përvojë, duke qenë atraktiv për tregun e punës.

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit).

Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës. Duke ikur, lirojnë hapësirat për punësim për ata që mbeten.

Burimi: INSTAT

COMMENTS

WORDPRESS: 0