
Foto ilustruese
A na duhet më shkolla e lartë? Kjo është një pyetje për shumë të rinj të cilët më të mbaruar studimet janë në këkrim të një pune. Për fat të keq gjenden përballë vështirësive të mëdha për t’a siguruar një vend punë në profesionin e tyre dhe nëse i referohemi të dhënave të INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë për personat që kanë mbaruar vetëm 8-9 vjeçaren është më e ulëta nga gjithë të tjerët, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Ndërsa, për meshkujt me arsim 8-9 vjeçar, norma e papunësisë në fund të tremujorit të tretë 2020 ishte 9.2%, ndërsa për femrat 9.5%. madje për meshkujt ka pasur një ulje të kësaj norme gjatë kohës së pandemisë, nga 9.4% të regjistruar në tremujorin e tretë 2019. Ndërsa për femrat është rritur ndjeshëm, në krahasim me 7.3%, që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Papunësia më e lartë rezulton tek ata që janë më arsim të mesëm, që për meshkujt është 13.4% dhe për femrat 14.4%.
Edhe pse numri i femrave që arsimohen është në rritje, përsëri arsimi i lartë për ta nuk përbën ndonjë ndryshim të madh për një vend pune dhe INSTAT tregon se në fund të tremujorit të tretë 2020, norma e papunësisë te meshkujt me arsim të lartë ishte 11%, ndërsa te femrat kjo përqindje arrin në 13.1%.
Sipas ekspertëve, kjo dukuri ka lidhje me dy faktorë:
a)Së pari, vendi ka si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe si rrjedhojë, kompanitë prodhojnë dhe eksportojnë kryesisht produkte me vlerë të shtuar të ulët (si psh fasoni) për të cilat nuk nevojitet fuqi punëtore e kualifikuar.
b)Së dyti, personat me arsim 8/9 vjeçar janë më pak të angazhuar në tregun e punës, duke pasur një shkallë të lartë inaktivitetit dhe si rrjedhojë ata nuk konsiderohen të papunë.
Sipas INSTAT, në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë.
Treguesi i papunësisë ndër të arsimuarit shqiptare tregon se shkolla nuk ka lidhje me tregun e punës.
Sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve preferojnë të studiojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, teksa nevojat e tregut në shërbime, bujqësi dhe fason.
Por, nëse i referohemi Qëndresës Qytetare, së fundmi publikoi gjetjet e sondazhit të realizuar me 610 studentë nga 9 universitete publike mbi efektivitetin dhe ecurinë e mësimit online për vitin akademik 2020 – 2021.
Sipas të dhënave të mbledhura, 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online.
Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto permanente mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, cila perllogaritet të jetë mbi 2 Milion euro/muaji. Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online. Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur.
Pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%.
Studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7 – 8 gadishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5 – 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve, duke shenuar keshtu nje diference mes sherbimeve te cilat ata paguajne drejtperdrejt me tarifat dhe sherbimit te pedagogeve te cilet mbulohen nga buxheti i shtetit.

Foto ilustruese
Qëndresa Qytetare rekomandon:
– Një fond specifik në buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.
– Zhvillimin e mësimit të alternuar, leksionet online dhe seminaret në auditore për të minimizuar efektet negative të degëve me praktikë të integruar.
– Ndryshimin e ligjit 80/2015 duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë.
– Rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare
Përshtatur nga Informim.Al/ Burimi: INSTAT , Qëndresa Qytetare
COMMENTS