Studimi ILO/ 36.5 % e të rinjëve shqiptarë janë të papunë

Minimumi Jetik/ Mos përcaktimi sjell pasoja tek familjet e varfëra
Farmacistja e talentuar shqiptare, Erjona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Awards 2020”
Mjekët e traumës në protestë në mbështetje të kolegëve të arrestuar – mos na paragjykoni
te rinjte ne kafenekafene

                     Foto ilustruese

Shqipëria i ka përmirësuar treguesit e punësimit si në raport me veten ashtu edhe me Rajonin në këto tre dekada të tranzicionit, mirëpo sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës vendi duhet të adresojë urgjentisht fenomenin e inaktivitetit tek të rinjtë.

Që nga rënia e “perdes së hekurt”, si një nga vendet më të varfra në Europë, Shqipëria në dekadën e dytë të tranzicionit u klasifikua si një vend me të ardhura të mesme dhe punësimi i Shqipërisë ka vazhduar të rritet. Por nga megjithatë shkalla e papunësisë së të rinjve është akoma e lartë në shifrën 28% gjatë vitit 2019. Sipas organizatës së punës ILO autoritetet duhet që të trajtojnë më vëmendje këtë fenomen pasi produktiviteti i të rinjve në moshë punë vë bazat për zhvillimin e vendit në të ardhmen në të gjitha aspektet.

Institucioni ndërkombëtar që mbikëqyr çështjet e punësimit vë në dukje se programet e tregut të punës në Shqipëri janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të te papunëve, 5.5% në 2017. Nga ana tjetër 42% e fuqisë punëtore është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe me produktivitet të ulët. Punësimi i lartë në bujqësi zbulon nevojën për ndryshime strukturore në tregun e punës, teksa bujqësia është burimi i madh i informalitetit dhe punës pa pagesë.

Sipas të dhënave të brendshme në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër, 12,7 %, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare ose për arsye të tjera.

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %.

Për të nxitur punësimin tek të rinjtë ILO rekomandon një koordinim më efikas ndërmjet bizneseve të qëndrueshme që janë ofrues të punësimit, zyrave të punës dhe institucioneve të arsimit.

Anketimet rajonale të realizuara nga Banka Botërore kanë gjetur se, Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e Europës Juglindore, rreth 36%, që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë. Ndërsa statistikat kombëtare të tregut të punës tregojnë se 14% të të punësuarve nuk u përputhet profesioni me arsimin. Shkaku kryesor i këtij çrregullimi mbetet mungesa e orientimit të rinjve me nevojat e tregut të punës.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor.AL

COMMENTS

WORDPRESS: 0