Studimi- FAO/ Në Shqipëri, 5500 euro të të ardhurave në vit janë nga aktivitetet bujqësore

Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë.Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit
112 vjeçarja apel: Pensioni prej 56 mijë lekë të vjetra s’më mjafton…
Dibër. Protestë e biznesit për taksat
20150515131117516786 750x500 1

     Foto ilustruese : Prodhime bujqësore

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore më 2018. Më shumë se një e katërta (27%) nxjerrin më pak se 750 euro të ardhura dhe pothuajse gjysma e fermave siguron 750 deri në 3 000 euro, me një mesatare prej gati 1 700 euro për familje, ose rreth 500 euro për person në moshë pune (mbi 16 vjeç).

Studimi i FAO-s ka vendosur disa standarde, se kur një fermë mund të  jetë vizibël për të siguruar të ardhurat për një familje me dy anëtarë dhe gjithashtu për të siguruar investime themelore që kërkon mirëmbajtja e fermës. Në Shqipëri, sipas statistikave, numërohen rreth 350 mijë ferma, nga të cilat 159,856 janë më pak se 1 hektar, 142,084 janë deri në 2 hektarë dhe vetëm 49 mijë janë mbi 2,1 hektarë.

Le të marrim një shembull: Në analizën e FAO-s, në skenarin normal, një fermë me 1 ha tokë mund të sigurojë këtë të ardhur nëse përzgjidhet me kujdes produkti që ka shitje të siguruar.
Ndërsa një fermë me 2 ha tokë ka potenciale për të qenë fitimprurëse nëse është serë dhe janë mbjellë perimet kryesore të konsumit. Një fermë bagëtish është fizibël me jo më pak se 7 lopë dhe me një hektar tokë për lopë dhe një fermë me të imta nuk është fizibël në më pak se 100 krerë. Këto sipërfaqe fermash dhe numri i krerëve është llogaritur të mbulojë me të ardhura vetëpunësimin e familjes që i zotëron.

Por, sipas FAO-s, fermat nën 1 ha janë shumë të vogla dhe jo fizibël në vijimësi, fermat midis 1 dhe 2 ha janë disi fizibël, por me shumë vështirësi, ndërsa fermat mbi 2 ha kanë një potencial të caktuar tregu. Duke qenë të vogla, fermat mund të përshtaten me kë

Bujqësia dominon ekonominë, por nuk ka produktivitet

Bujqësia është sektori me peshën më të lartë në ekonomi dhe në punësim, teksa prodhimet bujqësore plotësojnë vetëm 50% të kërkesës së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi zunë 18,63% të PBB-së më 2019. Sektori u rrit me 1,35% në terma realë vitin e kaluar.

Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 36,4% dhe 43,5%. Sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë dhe punëson gati gjysmën e personave që raportohen në punë, por ka produktivitet shumë më të ulët se në vendet e tjera të rajonit ku ky sektor, edhe pse ka një peshë më të ulët në ekonomi, ka produktivitet më të lartë në fitimet fermave dhe në eksporte.

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore që i përkasin vitit 2018, bujqësia zuri 19% të PBB-së, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën, si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë. Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së të paktën 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.

Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.
Shqipëria u rendit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane. Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekonomisë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shërbimet, të cilat zënë nga 51-71% të ekonomisë në varësi të vendeve.

Burimi: Monitor

COMMENTS

WORDPRESS: 0