STUDIM – Varfëria ekstreme çon në përplasje sociale

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e lë Parkun Kombëtarë Zall-Gjoçaj jashtë zonës së mbrojtur – Banorët djegin pajisjet e kompanisë koncensionare
Raporti/ Edhe dhuna ka kosto, ja sa dollarë përllogaritet për person është në Shqipëri
Cerrik/Spitali jashtë funksionit të tij,në një kohë që flitet për shëndetësi falas ata nuk marin as shërbimet më elementare.

‘Njerëzit kanë më shumë fuqi ndaj planetit se kurrë më parë. Pas COVID-19, niveleve rekord të temperaturave dhe rritjes dramatike të pabarazisë, është koha t’a përdorim atë fuqi për t’i dhënë një kuptim të ri fjalës progres, ku gjurmët tona të karbonit dhe konsumit nuk janë më të fshehura’, kështu u shpreh Achim Steiner, Administratori i UNDP-së.

Pandemia Covid-19 është kriza më e madhe me të cilën po përballet e gjithë bota kohët e fundit dhe nga ana tjetër nëse njerëzit nuk do të tregohen më miqësorë me nënë natyrë, për fat të keq kjo krizë nuk do të jetë e fundit, por fillimi i shumë fatkeqësive, kështu thuhet në raportin e ri nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
UNDP {Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim}është një program, i cili përfshin një indeks të ri eksperimental mbi progresin njerëzor dhe merr në konsideratë gjurmën e emëtimeve të dioksidit të karbonit dhe të konsumit të lëndëve të para të vendeve të ndryshme.

Në këtë mënyrë raporti vendos të gjithë liderët dhe udhëheqësit botërorë përballë një zgjedhjeje vendimtare; nëse nuk ndërmarrin hapa për të reduktuar trysninë e pafund që po ushtrohet mbi mjedis dhe natyrë, atëherë progresi i njerëzimit do të njohë stanjacion.

Ndërkohë, raporti argumenton se ndërkohë që njerëzit dhe planeti po hyjnë në një epokë tërësisht të re gjeologjike, atë të Antropocenit ose të Epokës së Ndikimit të Madh të Njeriut mbi Tokën ka ardhur koha që të gjitha vendet të riformësojnë rrugëtimet e tyre drejt progresit duke marrë përgjegjësi të plotë për trysninë e rrezikshme që njerëzimi ushtron ndaj planetit dhe të zhvishen nga çekuilibri i madh në pushtet dhe mundësi të cilat e pengojnë ndryshimin.
Le të japim një shembull për t’a shpjeguar më mirë argumentin e mësipërm, botimi në përvjetorin e 30-të të Raportit të Zhvillimit Njerëzor, Fronti i ardhshëm: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni, paraqet një këndvështrim të ri eksperimental të Indeksit të tij vjetor të Zhvillimit Njerëzor (IZhNj).

Përmes rregullimit të IZhNj-së, i cili mat shëndetin, arsimin dhe standardin e jetesës së një kombi, me qëllim përfshirjen e dy elementeve të tjerë, si: gjurma e emëtimeve të dioksidit të karbonit dhe e konsumit të lëndëve të para të një vendi, indeksi tregon se si do të ndryshonte panorama e zhvillimit global nëse mirëqenia e njerëzve dhe e planetit do të ishin aksi qëndror në përcaktimin e progresit të njerëzimit.
Kështu, raporti i Zhvillimit Njerëzor na tregon një panoramë të re globale, e cila ka ngjyra më pak optimiste, por shumë realiste rreth vlerësimit të progresit njerëzor.

Një shembull konkret : Më shumë se 50 vende dalin nga grupi me zhvillim shumë të lartë njerëzor, gjë që pasqyron varësinë e tyre nga lëndët djegëse fosile dhe gjurmën e konsumit të lëndëve të para.
‘Raporti i Zhvillimit Njerëzor është një produkt i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara. Në një kohë kur na duhet të veprojmë, gjenerata e re e Raporteve të Zhvillimit Njerëzor, e cila e vendos theksin më tepër te çështjet përcaktuese të erës sonë, si ndryshimet klimatike dhe pabarazitë, na ndihmon për t’i kanalizuar përpjekjet tona drejt së ardhmes që duam’, tha Stefan Lofven, Kryeministër i Suedisë, vendi i parë qe prezantoi raportin.

Raporti argumenton se fronti i ardhshëm për zhvillimin njerëzor do të na kërkojë të bashkëpunojmë me natyrën dhe jo të veprojmë kundër saj, ndërkohë që transformojmë normat dhe vlerat sociale, si dhe incentivat shtetërore e financiare.
Vetëm ripyllëzimi dhe kujdesi më i mirë për pyjet mund të përbëjë afërsisht një të katërtën e veprimeve që duhet të ndërmarrim përpara vitit 2030 për t’a ndaluar rritjen e ngrohjes globale me dy gradë celsius mbi nivelet paraindustriale.

Bazuar në të dhënat e vitit 2019-ës, Vlera e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (IZHNj) për Shqipërinë është 0,795, çka e klasifikon vendin në kategorinë e zhvillimit të lartë njerëzor duke e pozicionuar në vendin e 69 nga 189 vende dhe territore. Nga viti 1990 deri në vitin 2019, vlera e IZhNj-së për Shqipërinë është rritur nga 0,650 në 0,795. Pra, një rritje me 22,3 për qind. Nga viti 1990 deri në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri është rritur me 6,7 vjet, mesatarja e viteve të shkollimit është rritur me 2,3 vjet dhe vitet e pritura të shkollimit janë rritur me 3,1 vjet. AKB-ja për frymë në Shqipëri është rritur me rreth 183,5 për qind nga viti 1990 deri në vitin 2019.

Screenshot 1 3 e1538459375870

Foto: Varfëria ekstreme çon në përplasje sociale

Vlera e Indeksit të Pabarazisë Gjinore (IPGj) në Shqipëri është 0,181, duke e renditur atë në vendin e 42-të nga 162 vende në indeksin për vitin 2019. Në Shqipëri 29,5 për qind e vendeve në parlament janë zënë nga gratë dhe 93,7 për qind e grave në moshë madhore kanë arritur të paktën një nivel arsimi të mesëm, krahasuar me 92,5 për qind për meshkujt.
Për çdo 100 000 lindje të gjalla 15,0 gra vdesin nga shkaqe që lidhen me shtatzëninë dhe numri i lindjeve tek adoleshentët është 19,6 lindje për 1000 gra të grupmoshës 15-19 vjeç. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është 46,7 për qind krahasuar me 64,6 për qind për burrat.

COMMENTS

WORDPRESS: 0