Studim: “Falimentimi i shoqërive të sigurimit dhe konsumatori”

Studim: “Falimentimi i shoqërive të sigurimit dhe konsumatori”

Pandemia e varfërisë do të tejkalojë koronavirusin e gjatë nëse..
Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.
Kërkesat e biznesit të Kosovës: Hiqni pagesat e skanerit, terminalit, njihni certifikatat

Shoqëritë e sigurimeve, mund të hyjnë në faza problematike për qëndrueshmërinë e biznesit të tyre dhe madje mund të kalojnë në paaftësi paguese, si edhe çdo biznes në çdo sektor tjetër të ekonomisë.

Paaftësia paguese e një shoqërie sigurimi, në varësi edhe të përmasave që merr ngjarja, sjell pasoja për ekonominë, tregjet financiare, shoqërinë në tërësi dhe veçanërisht konsumatorët. Prandaj synimi i autoriteteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregut financiar, përfshi edhe tregun e sigurimeve, është që minimalisht të ketë një kuadër ligjor/rregullator dhe sisteme që amortizojnë pasojat e falimentimit. Madje, për shkak të veçantisë në raport me konsumatorin, proceset e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe të falimentimit i nënshtrohen rregullimeve të veçanta, shpeshherë duke parashikuar ligje ose dispozita të posaçme në ligjin e fushës apo edhe duke i përjashtuar nga veprimi i ligjit të përgjithshëm mbi falimentimin, që zbatohet për subjektet e tjera.
Në rastin e Shqipërisë, pavarësisht rregullimeve të ligjit për falimentimin, për veprimtarinë e sigurimeve dhe për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka dispozita te veçanta. Si rregull, dispozitat ligjore duhet të rregullojnë në tërësi këtë situatë dhe duhet të shoqërohen edhe me një kuadër të plotë e të hollësishëm rregullativ, të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me synim minimizimin e rreziqeve dhe pasojave.

Ky studim ka në fokus analizimin e kuadrit ligjor për procesin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme nëse një ditë tregu i sigurimeve gjendet përballë faktit të falimentimit të një apo më shumë subjekteve në treg. Shoqëria jonë duhet të jetë e përgatitur ligjërisht për një përgjigje të shëndoshë ndaj situatave të tilla që mund të parandalohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0